Bilanci i mbytjeve në det në vendin tonë sa vjen edhe rëndohet. Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare, duke e çuar në dy numrin e të mbyturve vetëm ditën e sotme.
Vdes 12-vjeçarja, shpëton kushërira
Një 12 vjeçare ka humbur jetën sot në plazhin e Divjakës, teksa ka qenë duke u larë së bashku me kushurirën e saj në det.
12 vjeçarja G.A. bashkë me kushurirën e saj M.L, 11 vjeçe kanë qenë duke u larë në det, kur i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Në ndihmë të vajzave një 15-vjeçar, vetëm njëra shpëtoi
Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, A.M, 15 vjeç i cili ka arritur ti nxjerrë në breg të dyja vajzat me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë, por vetëm njëra nga vajzat arriti të shpëtonte.
Edhe pse ndihma nga 15 vjeçari ka qenë e menjëhershme, 12 vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. Vajza që u mbyt është banore e zonës, ndërsa kishte ardhur në plazh me të afërmit e saj.
Djali 15 vjeçar i cili shkoi në ndihmë të vajzave është dërguar menjëherë në spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por eshte jashte rrezikut per jeten.
Në plazh nuk kishte roje kur u mbyt 12-vjeçarja
Këtë sezon turistik kanë humbur jetën disa pushues në plazhet shqiptare, ndërsa rojet bregdetare kanë munguar në të gjitha rastet.
Ditën e sotme në Divjakë u mbyt një vajzë e mitur, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se i punësuari si vrojtues në plazh është një punonjës i bashkisë, i cili nuk është trajnuar.
Por ajo që e bën më dramatike ngjarjen e sotme është fakti, që roja sipas kontratës është i punësuar vetëm në orarin 07:00-15:00, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 16:00.
Në momentin që dallga rrëmbeu dy vajzat e mitura, ai kishte një orë që kishte lënë punën.
Report Tv pak javë më parë realizoi një investigim duke nxjerr në dritë faktin që në plazhet shqiptare nuk ka siguri.
Erdhi me pushime në Velipojë, mbytet pushuesi nga Kosova
Paraditen e sotme një i moshuar nga nga Kosova u mbyt në plazhin e Velipojës. Ai ishte futur për t’u larë, por ka mbetur në det, ndërsa është nxjerrë nga uji dhe i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetësore në Velipojë, por fatëkeqësisht ka ndërruar jetë.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO