Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një fermer gjatë takimit në Divjakë gjatë momentin që po largohej nga salla. Fermeri ngriti si shqetësim importin e prodhimeve të huaja. Rama iu përgjigj me hapjen e kufijve që në vitin 1990, ndërsa ia bëri të qartë fermerit, se askush nuk mund t'i imponohet me zor për ta dëgjuar. 

“Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Me zor ti nuk imponohesh mbi të tjerët për të marrë fjalën. Jemi këtu dhe ka radhë. Po e tepron. Kur të të vijë radha do të flasësh. Unë nuk rri dot, jo se dua të iki mos të të dëgjoj ty. Ajo që the ti është e pamundur dhe absurde. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur, mbyllja e kufijve të produkteve se do ti. Përpara se sa të marrësh përsipër të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë të kanë thënë. E kemi ndarë këtë punë që kur kemi dalë në ’90 dhe kemi thënë ‘Liri dhe demokraci’. Kështu si them unë. Mos ma përmend naftën fare sepse ta tha ministri sesa vëmë ne në dispozicion për të kompensuar prodhuesit për naftën. Dhe këtu ata që e marrin naftën si prodhues, nuk e përdorin për prodhim. Mëso nga më të mirët që janë këtu. Cfarë ke me politikën? Mua më pëlqen shumë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë me aplikimet për kredi