Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt  

TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt 2025 si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:30.

Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024  gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare nga e cila kishin dhe 3 fëmijë. 

Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të Parlamentit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. 

Pse Meta firmosi divorcin?

dokumentin e publikuar nga Shqiptarja.com në qershor 2024, Meta deklaronte si shkak mosdakordësinë në lidhje me zhvillimet në aspektin politik dhe qëndrimet ndaj njëri-tjetrit kanë sjelle grindje herë pas here

 Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko-përfaqësues dhe vendimmarrës, por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor, deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore" 

Në dokument zbuloi se marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë muaj më parë.

Ndërkohë SPAK ka sekuestruar vilën tek Kodra e Dielli ku ka jetuar çifti Meta, por pas divorcit jetonte vetëm Kryemadhi me fëmijët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tit kulluf Vasili: 23/01/2025 12:41

    Paçavure dhe fundërrina.. mos i nxirrni më se janë turpi dheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin