Dj Dagz u eliminua, por çfarë i tha Einxhel para se të dilte nga shtëpia e 'Big Brother Vip'? (VIDEO)

Gjatë spektaklit të djeshëm të 'Big Brother Vip', Dj Dagz u eliminua. Teksa po dilte nga shtëpia e 'BBV', Einxhel i shprehu dashurinë. "Të dua shumë" - i tha Einxhel teksa banorët brohorisnin.

Por Einxhel është përfshirë edhe në debate me aktorin Donald Veshaj. Ata janë përplasur sërish fill pas leximit të zarfit të bardhë, i cili u dërgua në shtëpinë e “Big Brother”.

Donaldi dhe Einxhel kanë debatuar për faktin se aktori fillimisht e konsideronte si lojtare të fortë, ndërsa ai më pas i tha se ajo i jep pikë Ilirit.

Einxhel këtë e quan falsitet të Donaldit, që nuk është treguar i sinqertë. Ajo në një moment në klip përmendi faktin se ata kanë pasur një mosmarrëveshje jashtë.

Ai i tha se e do jashtë shtëpisë, sepse ndikon në lojën e tij aty brenda.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd: 19/01/2022 10:37

    Big Brother-i shqiptar ,nje nivel i ulet i shumices se pjesmarresve,por mbi te gjitha niveli me i ulet i vet “vllait te madh”,i cili me intrigat e tij nuk ndalet,duke intriguar per ata qe don me i nxjerr dhe perkrahur individe te caktuar me cdo kusht. U mundua psh te intrigoje kunder Ilirit,duke u kapur pas fjaleve te vogla te caktuara te dal prej tij me tjeter konteks dhe duke ia permendur ne cfo puntate dhe pastaj edhe duke “e sulmuar” edhe nga opinionistet apo moderatorja,”qe vazhdoni e zgjasni kete muhabet e se mbaroni kurre”,kur eshte moderatorja qe ska me cfar te merret dhe hedh ne tavoline “intrigat” dhe pastaj thote ,pse e zgjasni kete muhabet. Ana tjeter e medaljes,me Donaldin e Triksan,qe mbeshtetet fuqishem nga moderatorja dhe vllai i madh,kaq hapur sa mendojne se nuk i sheh njeri.Ata sa here jane ne veshtirsi argumenti del e i shpeton moderatorja,duke kaluar ne nje dege tjeter. Bile per t’a bere dhe Triksen me aktive ,vllai i jep dhe ndonje “detyre”,kur vete ajo ,qe me se shumti vetem sa ka ra brenda me Donaldin dhe nuk e meriton talljen e tij prej Don zhuani,por nga ana tjeter eshte e dyzuar ne cdo kalkulim qe ben ne loje. Ka qare dy here per Daksin,por te dy heret ajo ka qene “shkaktare” qe ka dal nga shtepia. Shkurt ,vllai madh,ben nje loje te piset me banoret e shtepise dhe pertej cicmiceve me te cilat merret,ajo nuk ben gje tjeter,se edhe kategorite e lojrave qe iu kerkon te beje,jane me shume per nivelin elementar dhe jo per “vipa”,pavarsisht sa vipa jane ata ne te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Status ‘vend i asociuar në BE’ për Shqipërinë? Meta për deklaratën e Kreut të Këshillit Evropian: Ide individualëve e disa zyrtarëve