'Djali i artë' dhe legjendat e futbollit, çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin! Edi Rama: Na jepte shpresë në Shqipërinë e izoluar komuniste

U çel këtë të enjte në Tiranë, në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita mbi jetën dhe aktivitetin e Paolo Rossit (1956-2020), ish-sulmuesit kampion të Italisë që u nda nga jeta tre vite më parë në moshën 64 vjeçare. Veç sendeve të Rossit, në këtë ekspozitë (nga 1-24 shkurt) do ketë edhe objekte të legjendave të futbollit botëror dhe atij shqiptar.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin figura të njohura të sportit në vend dhe jo vetëm. Mes tyre ishte edhe trajneri i njohur, Arrigo Sacchi dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri. 

I pranishëm në ceremoninë hapëse, kryeminsitri Edi Rama nuk i kurseu batutat me ish-trajnerin legjendar Arrigo Sacchi, teksa shtoi se Rossi i ka falur buzëqeshje me lojën e tij. Ai shtoi se në Shqipërinë komuniste të viteve kur Rossi ishte në aktivitet, futbolli nuk ishte vetëm një lojë që zgjaste 90 minuta, por një mundësi për të parë botën e lirë që iu ishte ndaluar nga regjimi.

"Mendoni për ne dhe mua nw ato vite që të ishit ju këtu, yje të futbollit në Itali. Unë në vitet e komunizmit shkoja te një mik sepse kishte TV me ngjyra. E kishte TV në kuzhinë dhe aty mbushej plot me njerëz kur kishte ndeshje, ne nuk e imagjinojmë që jeni këtu.

Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.

Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri", tha Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së Armand Duka tha se Rossi u largua fizikisht, por i ka dhënë shumë futbollit. Njëherazi, Duka zbuloi se kjo ekspozitë u realizua me këmbënguljen e kryeministrit Rama.

"Jam i nderuar të hap këtë ceremoni për Paolo Rossin dhe legjendat e tjera. Kemi shumë miq nga sporti të ftuar. Dua të falenderoj kryeministrin Rama se ka qenë një iniciator që kjo ekspozitë të jetë në Tiranë. Me ne është edhe kreu i Federatës së Futbollit Italian, një mik i yni që ka ardhur në vendin tonë edhe në ditë të vështria të Covidit. Kemi këtu edhe Arrigo Sacchin, një legjendë e futbollit. Kemi edhe arbitrin e Brazil - Itali në vitin 1982.

Ne jemi me fat që kemi parë Paolo Rossin të luajë futboll, sidomos në kulmin e tij në 1982 që i dha titullin kampion Italisë në Botë pas më shumë se pesë dekadash. I ka dhënë kënaqësi futbollit në Itali dhe jo vetëm. Rossi u nda fizikisht nga jeta, por jo nga ato që ka lënë dhe këtë tregon kjo ekspozitë", tha Armand Duka.

Kjo ekspozitë e veçantë e inauguruar sot në Muzeun Kombëtar dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt. Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, Dino Zoff, Hristo Stoichkov, Lothar Matthaus, Roberto Baggio, Paolo Maldini, Franco Baresi, Marco Van Basten, Michel Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zinedine Zidane, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Luis Figo, Eusebio, Gianluigi Buffon, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Luka Modric e shumë të tjerë.

Por jo vetëm, pasi në këtë ekspozitë do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike si dhe një zonë të rëndësishme në katin e dytë të Muzeut kushtuar legjendave të historisë së futbolli ndërkombëtar.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Edi Rama 'i tërheq veshin' kreut të futbollit italian: Katër herë në Tiranë dhe nuk më ke takuar, ne të vdekshmëve të zakonshëm


Në fjalën përshëndetëse gjatë hapjes së ekspozitës në nderim të Paolo Rossit, legjendës së futbollit italian ndarë nga jeta tre vite më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar.

"Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër. Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri", tha Edi Rama.

Ora 16:55
Ekspozita për Paolo Rossin, Edi Rama: Shkoi pa e humbur buzëqeshjen, për ne futbolli ishte një dritare e botës


Në ekspozitën për Paolo Rossin, legjendën e futbollit italian të çelur në Tiranë, foli edhe Edi Rama. Kryeministri i vendit tha se në Shqipërinë e izoluar komuniste, futbolli italian dhe Rossi ishin një dritare e një bote të re dhe të lirë.

"Do flas në italisht, së pari për të nderuar Paolo Rossin dhe së dyti përballë një perfeksionist si Sacchi nuk mund t'ia lë përkthyesit, që mund të bëhen edhe "tradhtarë". Jam i kënaqur që erdhi ky moment për të hapur dyert, për të mirëpritur këdo që duan të shohin këtë ekspozitë. Ne këtu kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme. E kemi shijuar futbollin dhe titullin e Italisë në 1982 ndryshe, sepse ne ishim jashtë bote, nuk mund të udhëtonim dhe nuk shihnim dot televizion, veçse propagandës së regjimit. E vetmja dritare e hapur si me magji ishte kur rrjetet 'e errëta' të RAI-t transmetonin futbollin.

Për këtë arsye futbolli na shpëtonte dhe ai lejohej. Kështu ne shihnim RAI-n dhe futbollin. Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.

Mendoni për ne dhe mua që të ishit ju këtu, yje të futbollit në Itali. Unë në ato vite shkoja te një mik sepse kishte TV me ngjyra. E kishte TV në kuzhinë dhe aty mbushej plot me njerëz, ne nuk e imagjinojmë që jeni këtu. Me të padrejtë e thatë se ishte ide e imja, nuk bëj pjesë në këtë ide që ishte më shumë e juaja. Ideja ishte e mjeshtrit Sacchi. Më ka shkruar dhe më tha për këtë ide. Unë u ndjeva me të vërtetë shumë i nderuar, i privilegjuar, por edhe krenar sepse e di që Arrigo nuk është një person i lehtë dhe që nuk para bën ndere, por mendon atë që thotë dhe thotë atë që mendon, që është shumë e rrallë në ditët e sotme dhe faleminderit shumë profesor që ke patur pikërisht këtë ndjeshmëri për të na dhënë mundësinë që të mirëpresim këtë ekspozitë.

Ju falenderoj "mister" që keni patur këtë ndjeshmëri dhe na keni sjellë këtë ekspozitë. Falenderoj edhe bashkëshorten e Rossit dhe Dukën që e kuptoi kërkesën time menjëherë.

Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër.

Më pëlqen fuqia bindëse e Sacchit. Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri", tha Edi Rama.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 02/02/2024 10:06

    Ne vitet 80,kisha nje shok shkolle me defekt te koordinimit te Syve (strabizem) por cuditerisht ai kishte te dashur vajzen me te bukur te shkolles,dhe shum vajza te tjera enderronin ta kishin duke i shkuar nga mbrapa ! Arsyeja se perse ishte i deshiruar,ishte sepse vishej me rroba te jashtme,dhe ishte kaq i dashuruar me cdo produkt te jashtem,saqe nje dit shoket e tij,tek po e shikonin me zili nje Xhup ( te lir)qe kishte veshur i thon : Po ky e paska te qepuren gjith difekte ! I nxehur Shpetimi ju kthehet : qa thoni ju mer jahu, ku i kushtojn rendesi te hujt te qepmes . E solla ket shembull per ne ven ne nje paralele Ramen me Shpetimin,te rinjt e viteve 80 te deshiruar per cdo gje te huaj,duke urryer cdo gje Shqiptare dhe Shqiptaret ! Me Ramen i cili,pasi i solli i Jati dy shishe koka kola mga Kosova,do ta pinte me gotat e rakis,per ta shtyr sa me shum dit,ne tavolinen e vakteve te ngrenies ! Me Ramen kur ndodhej ne azil ne Franc,i fotografuar me nje kapuc me ngjyrat e ylberit,te cilin e pelqente se ishte i vecant dhe me ngjyra te ndezura ! Me Ramen neper mitigje me nje xhup te Juventusit, laj- thaj ! Me Ramen i cili i shkruante letra adhurimi ish futbollistit Serb ! Me Ramen ne krah te Vucicit armikut te betum te Shqiptarve dhe perse ? Mjafton qe ta vleresojn te huajt, dhe te jet ne qender te vemendjes,pamvaresisht poshterimit qe Serbet do ju bej Shqiptarve ! Me Ramen e pushtetshem i cili ju ben si gangster Shqiptarve me fjalimet dhe veshjet e tij,por te huajve per nje intervist,apo per nje ftes qe do ti benin,do te pranonte cdo lloj kushti,duke gelltitur dhe mar mbrapsht edhe ato qe kishte deklaruar kohe me par,se Shqiperia nuk do te ishte kosh mbeturinash per te huajt ! Per qendrimet skizofrene te Rames nuk ka perse te na vij habi sepse ai e ka deklaruar hapur : Ju e dini qe un nuk kam turp ! Te vjen turp te thuash se jam Shqiptar i Shqiperis,kur shikon se sa perfaqesues inferior,kemi karshi te huajve ,duke filluar me Saliun,Nanon,Ramen e te tjer,qe kishim dhe kemi,duke ju shkur nga mbrapa nje pjes e mir e popullit,per therrimet qe do ju hedhin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin