Djali i deputetit Rraja përfiton gjykim të shkurtuar, Xhisiela në gjykatë: Gënjeva për akuzat

Djali i deputetit Rraja përfiton gjykim të shkurtuar, Xhisiela në gjykatë: Gënjeva për akuzat

Rexhep Rraja

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 4 dhjetor. Në rast dënimi djali i deputetit Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 25-vjeçrja para gjyqtares Engjëllushe Tahiri ka deklaruar se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj. Xhisiela në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij. Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajen dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje

Për këto akuza prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin kërkoi azil politik në Zvicër. Nuhu deri më sot nuk ka paraqitur as edhe një provë për të mbështetur pretendimet e ndërhyrjes së deputetëve socialist në pengimin e hetimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 27/11/2018 14:28

    Zagani dhe Nuhu jane skuadra e provojatirwve militant t Shqupit . Shteti dhquotar mbas vendimeve te gjyjatave qe dihet se kane mashtrur me infirmacione , vetem per te bere pis punen e policise ( se te meta ka gjithmone)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja