Djali i firmëtarit të pavarësisë
Dibra: Themeluesit i lanë në hije

Djali i firmëtarit të pavarësisë<br />Dibra: Themeluesit i lanë në hije
Ndër 40 firmëtarët e pavarësisë vetëm Myrteza Dibra i ka ende gjallë fëmijët. Takojmë djalin e tij Fatmir Dibrën.
 
Myrteza Dibra, një mjek i shquar që kishte studiuar në Stamboll nuk jetoi gjatë. Vdiq në moshën 59-vjeçare.
 
Veprimtaria e tij si patriot për gjuhën shqipe, internimi nga serbët pas shpalljes së pavarësisë dhe puna si mjek patën kosto të rëndë për shëndetin, thotë i biri, Fatmiri. Babai e la 6 vjeç, ndërsa kujtimet sesi u themelua pavarësia i dëgjonte shpesh nga nëna e tij.  

‘’Ai në fakt ka studiuar në Stamboll për teologji dhe më vonë në universitetin francez për mjekësi’’ u shpreh Fatmir Dibra. 

Nënë Nebijes i duhej ndërkohë të rriste 7 fëmijë e vetme.

Dhe nëse duam të dimë se cila ka qenë mbështetja e shtetit, Fatmiri pohon me trishtim se të gjitha familjet e firmëtareve të pavarësisë janë lënë në hije.
 
Djali i Myrteza Dibrës, firmëtarët të pavarësisë, pohon se në periudhën e diktaturës 28 nëntori festohej në mënyrë të zbehtë dhe nuk kishte ndonjë nderim të veçantë për firmëtarët.

‘’I vajta sekretarit të përgjithshsëm të frontit dhe i thashë se jam djali i firmëtarit. Dhë nëna e firmëtarit është e vetmja që është gjallë, si mund të mos jetë e ftuar në festën e pavarësisë. Pastaj mori pjesë në festimet e 70 vjetorit të pavarësisë’’, u shpreh më tej Dibra. 

Fatmiri rrëfen një kujtim nga fëmijëria kur u ftua në festën e vitit të ri në rezidencën mbretërore.

‘’Erdhi ai punonjësi i bashkisë dhe tha zgjidhni një nga fëmijët që të festojë festën e vitit të ri me familjen e Ahmet Zogut. Më zgjodhën mua, dhe shkova atje dhe u vesha mirë mora pantallonat e vëllait dhe këmishën e një shoku, vetëm çorapet i kisha pasur të grisura. Vajta atje, në sallë ishte pema e vitët të ri e madhe e zbukuruar. Geraldina më ofron një palë çorape, sepse e pa që i kisha të grisura’’ u shpreh Dibra. 

Fatmir Dibra pohon se pensioni patriotik që jepte Ahmet Zogu ishte me vlerë, ndërsa kur erdhi pushteti komunist në fuqi, pensioni patriotik kishte aq i vogël sa vëllezërit e tij detyroheshin të punonin si çirak për të sfiduar varfërinë.

‘’Vërtet ishte patriotik, por ishte një rrogë e vogël’’, përfundoi Dibra. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali