Djali i infektuar me koronavirus në Shqipëri prej 26 shkurtit/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta! Kemi bërë izolimin e tyre (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se djali i prekur me koronavirus që infektoi edhe babanë ka ardhur në Shqipëri që në datë 26 shkurt.

"Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave", u shpreh Manastirliu.


Lajmi kryesor:

2 të prekur nga koronavirusi/ Rama: Pezullohen deri më 3 prill fluturimet drejt veriut të Italisë, mbyllen shkollat 2 javë! Vetëkarantinim me detyrim (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot