Djali i ish-deputetit aksidenton
për vdekje policin. 2 plagosen

Djali i ish-deputetit aksidenton<br />për vdekje policin. 2 plagosen
Një efektiv policie ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kamzë, në bulevardin ''Blu'' përballë shkollës ''Ibrahim Rugova''. Viktima e këtij aksidenti është Ervin Haxhia, 42 vjeç, efektiv në komisariatin nr.5. Makina e Policise tip, furgoni me targë Policia 2146, e Komisariatit nr.5 u përplas nga automjeti fuoristrade me te cilen udhetonte, një i ri, djali i një ish deputeti socialist të Shkodrës.
 
Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet tip fuoristradë me targë TE 8788T ka përplasur nga mbrapa furgonin e patrullës së policisë i cili ishte ishte duke patrulluar.
 
Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur gjithashtu edhe 2 efektivë të tjerë policie Besmir Voja dhe Neil Hoxha të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

[gallery]18841[/gallery]

foto polici ne spital
( Besim Voja efektivi i plagosur ne spitalin e traumës )
 
Në këtë aksident është përfshirë edhe një tjetër automjet tip BMW me targë AA 231 KU e cila është goditur nga furgoni i policisë. Automjeti BMW ndodhej i parkuar në rrugë pa njerëz brenda.
 
Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjeti Arnold Kola, 22 vjeç i cili ka marrë lëndime të lehta nga përplasja.

furgoni policise kamez aksident
 ( Furgoni i policisë i përplasur nga Arnold Kola, pas aksidentit )



Ngjarja
Furgoni me targë Policia 2146, i Komisariatit nr.5 ka qenë duke patrulluar zonën e Kamzës dhe për pak minuta gjatë mbrëmjes, sepse kolegë të tjerë do të vijonin turnin e tretë. Ka qenë ky moment kur fuoristrada tip “Lexus”, me shpejtësi të madhe që dyshohet të ketë qenë mbi 140 kilometra në orë, ka përplasur nga pas furgonin e Policisë.
Pas kësaj, skena ka qenë kaos. Rrota makinash të shpërndara në rrugë, shenja frenimi në aspfalt, xhama të thyer.
Policia dyshon se Arnold Kola po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe pavarësisht se ka dashur të frenojë, nuk ka mundur dhe ka goditur me fuqi furgonin e policisë.

Për pasojë furgoni i Policisë është rrotulluar disa herë në rrugë, duke u përplasur pas një mjeti tip “BMË”, me targë AA 231 KU, që ndodhej I parkuar. Ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të Policisë Rrugore dhe një autoambulancë që ka nisur efektivët e plagosur drejt Spitalit të Traumës. 

Autori, djali i ish-deputetit
Mesohet se 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009.
 
Kola udhëtonte më 140km/h. Shkak i këtij aksidentit dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe gjendja e dehur e 22-vjeçarit gjatë kohës që drejtonte automjetin.
 
Arnold Kola është ndaluar edhe në vitin 2015 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Gjatë kontrollit  të policisë Kola ka rezultuar nën ndikimin e masës 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l.
 
Të plagosurit janë vizituar në spitalin e Traumës nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 

Arnold Kola
(22-vjeçari që shkaktoi aksidentin, Arnold Kola)

Dëshmia e policit të plagosur
Besim Voja, një prej kolegëve të policit që mbeti viktimë në aksidentin e djeshëm me makina tregon momentet e ngjarjes. Voja ndodhet ne spital por teper i perhumbur. Nuk mban mend shume nga ngjarja, por ato pak minuta nuk ngurron t'i rrefeje. Voi tha se sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishin duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit.

“Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pesoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra….patrullonim shpesh në këtë segment”. 

Sekuestro kamerave
Prokurorët e cështjes Ervin Karanxha dhe Naim Tota kanë kërkuar sekuestrimin e të gjitha kamerave të zonës, dërgimin e të dy mjeteve për ekzaminim auto-teknik, me qëllim zbulimin e gjendjes së tyre teknike. Kamerat do të zbulojnë dinamikën sesi ndodhi aksidenti. 

aksidenti
aksidenti
(Furgoni i policise i perfshire ne aksident dhe mjeti tip BMW qe ishte parkuar)  Foto të tjera
aksidenti
(Automjeti qe shkaktoi aksidentin, i permbysur pas perplasjes me furgonin e policise)
aksidenti
aksidenti
aksidenti
(Foto nga vendngjarja ne Kamez - fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

aksidenti
( Foto nga vendngjarja ku mbeti i vdekur nje efektiv i policisë ) Foto të tjera


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025