Dy ditë pasi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij, Ervin Karanxha i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se ka ardhur koha që vendi ynë të ndryshojë mentalitetin duke theksuar se ‘jo burg për gjithçka’.

“Një vendim që interpretonte dispozitat proceduriale për mënyrën e masat e sigurimit në veçanti atë të arrestit me burg. Neni 229 se masa e sigurisë merret duke parë rrezikshmërinë e autorit, veprën penale, rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Duhet të ndryshojmë mentalitetin. Gjërat duhen të shihen në përgjithësi jo në mënyrë të njëanshme. Gjykata duhet të vlerësoj provat jo vetëm për zyrtarët e lartë, por për të gjithë qytetarët. Nëse vazhdon me këtë trend, rritja e numrit të paraburgosurve ka dështuar reforma në drejtësi”, tha ai.

Avokati Rezart Kthupi i ftuar gjithashtu në studio e cilëson këtë vendim të drejtë dhe një masë për të drejtuar një praktikë të shtembër gjyqësore. Ai theksoi se tanimë Prokuroria në gjykatë nuk duhet të vijë me pretendime, por me prova konkrete.

“Kodi i procedurës penale është i saktë për mënyrën sesi e argumenton nevojën masën arrest me burg apo arrest shtëpie, e cakton edhe në kod që është masë përjashtimore në krahasim me masat e tjera. Ajo që bëri kolegji është se vuri themelet për të drejtuar një praktikë të shtembër gjyqësore. Presim që në bazë të këtij vendimi Prokuroria duhet të vij me prova jo me pretendime, sepse edhe Gjykata do të gjykojë mbi bazë të provave. Asnjë nga VIP-at nuk do të përfitojë nga ky vendim i Gjykatës së Lartë”, tha Kthupi.

Sipas Karanxhës me këtë vendim ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë, për shembull për rastin Veliaj ose Meta.

“Ka vend për kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Për shembull Meta, Veliaj mund të bëjnë kërkesë për për masën e sigurimit. Kështu Veliajt nuk i është lënë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë. Për rastin e Metës duhet parë nëse cenohen ose jo provat. Mendoj se ka vend për përmirësim, duhet të kemi një qajse tjetër, veçanërisht ndaj personave që nuk janë dënuar më parë”, nënvizoi Karanxha.

Ndërkohë Kthupi thotë se gjykatat i marrin vendimet mbi bazë të provave që kanë brenda dosjes.

“Gjykatat veprojnë mbi provat që kanë brenda dosjes, ne gjykojmë me mbi hipoteza juridike Fakti që gjykatat kanë mbajtur qëndrim koherent tregon se dosja ka diçka që gjykatat e bazojnë vendimmarrjen e tyre. Nëse vendimin e kanë marrë në ajër dhe kanë shkelur të drejtat e tyre këtë do e shohim në Strasburg”, tha Kthupi.

Sa i përket çështjes nëse senancat duhet të transmetohen ose jo live avokati nënvizon se procesi ëhtë publik por që të transmetohet në media. Sipas tij ky është më shumë një interes politik sesa publik.

“Procesi është publik, po jo të transmentohet live. Ky është një interes politik jo publik. Nuk ka qytetarë që mund të kuptojë debatin juridik në gjyq. Kërkojnë ta kthejnë gjyqin si një tribunë politike”, tha ai.

Karanxha shprehet se ky është një disktutim i madh i kohëve të fundit, por nëse seancat do të transmetohen apo jo live ky është një vendim i trupës gjykuese. Ai sjell ndërmend edhe seancat gjyqëore në 2008-ën ku thekson se i ka lejuar kamerat.

“Është një diskutim i madh që po bëhet së fundmi. Në 2008 i lejoja të vendoseshin kamerat në varësi të seancës. Trupi gjykues rast pas rasti të vendos për transmentimin live apo jo. unë nuk e shoh shkelje që të vijnë kamerat. Ka praktika që transmentohet fillimi seancës ose momenti i konkluzioneve”, përfundon Karanxha.