Djali i Olldashit në protesta, Basha: Glauku nderon trashëgiminë e babait të tij, mikut dhe bashkëpunëtorit tim (VIDEO)

300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizatë studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja, do të jenë të shtunën në protestën e opozitës para kryeministrisë në orën 18:30. Në takim me ta, ishte edhe djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i cili edhe më herët në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ka shprehur gatishmërinë e tij për tu përfshirë në politikë në gjurmët e babait të tij. Glauk Olldashi është me studime jashtë Shqipërisë, dhe në një fjalë të mbajtur në aktivitet, lideri demokrat Lulzim Basha, veçoi angazhimin e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve në Shqipëri.

"Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.  Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve  Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.  Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë  e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht", u shpreh kryedemokrati Basha.

Vetë ai i pranishëm në takim ka thënë: "Dua të falenderoj EDS për vlerësimin që i kanë bërë Shqipërisë për  të ardhur për herë të parë në Shqipëri. Sot është një ditë e gëzuar për Shqipërinë pasi është hera e parë që vijnë. Si anëtar të EDS në Europë, përshtypja e parë për Shqipërinë nuk është e mirë. Nëpër botë dhe nëpër Europë duhet të ndryshojë rrënjësisht për mënyrën se si flasin për shqiptarë. Shqiptarët janë po aq të mirë madje më të mirë se vetë europianët. "

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 11/05/2019 10:15

    Studentet e EDS te protestojne ne shtepite e tyre

    Përgjigju
  • Fredi: 10/05/2019 22:04

    Copë mishi me Dy Sy !!! I Biri i Mutit dhe i HAJDUTIT të SHQIPTARËVE që e Çoi LULI në BOTËN tjetër !!

    Përgjigju
  • Tir: 10/05/2019 18:53

    Keta jane pasardhesit e Pd- isteve, qe shkelin mbi gjakun e prindit vetem per para e pushtet. Glauku si Rudina , as me shume e as me pak.

    Përgjigju
  • xxx: 10/05/2019 17:39

    E para ky si djali i korleones dhe e dyta po te ishte gjalle i jati do ta rihte tre here ne dite kete cope mishi qe e perdor lulushi si o do gjejfi TURP.

    Përgjigju
  • Mona: 10/05/2019 17:24

    Harruat qe ky asht i biri i nji superhajduti. Kam punuar ne dogane e Durresit dhe kam njoft Kolin qe ka kaluar me qindra trailer pa pagu asnji lek dogane shtetit. Koli ka qene nga me te korruptuarit e kupoles se P. D.

    Përgjigju
  • Chicago: 10/05/2019 17:16

    Po ty te zhduken babain ti bashkoesh me ata a ke autoritet apo jo po je djale i ri keshtu do shkosh edhe ti mbas lulit qe e tradhegoj babain tend hajde voto me keta njerez o zot

    Përgjigju
  • Fahri paçe koke: 10/05/2019 14:26

    O Glauk te kesh turp ty dhe familjes tate qe te ushqyen per tu bashkuar me nje kriminel qe luftoj me mish e shpit per ta vjedhur dhe per ta asgjesuar fizikish,sot ti del ne krah te vrasesit te babait tat turp turp.

    Përgjigju
  • UN FEN TI PI: 10/05/2019 12:57

    Shifjani glaukut kokën si shinik po komplet bosh. Imagjinoni glaukun ministër se çfar tragjedie është për Shqiptarët. I jati i tij një qen bir gjeni 400 brezash

    Përgjigju
  • ariu deputet: 10/05/2019 11:52

    o ca prerje fix per politikar

    Përgjigju
  • USA: 10/05/2019 11:30

    SHIKOJE NGA KOKA PASTAJ VERI EMRIN NJE ORDINER .QE DHE PER TE RUAJTUR BAGTIT NUK BEN

    Përgjigju
  • Berti: 10/05/2019 11:11

    Glauku eshte si nje cope mishi i biri te koruptuarit, mafiozit dhe vrasesit Olldashi. Le te rrije ne krah te vrasesve te babait te tij se i ben mire per karakterin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU