TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri bëri një deklaratë të fortë gjatë se enjtes në Kuvend kur e krahasoi zhdukjen e shqiptarit të zhdukur nga Maqedonia Remzi Hoxha, njëjtë me viktimat e regjimit komunist. Për Ardian Hoxhën, djalin e Remziut nëse çështja e babait të tij të zhdukur në vitet 1996 përzihet me komunizmin, atëherë krimi është bërë nga liderët që kanë qenë pjesë e strukturave komuniste, ku këtu përfshin Sali Berishën, i cili ishte president në kohën kur Shërbimi Sekret i Bashkim Gazidedes rrëmbeu dhe zhduku Hoxhën.
 
"Nuk ka përse të përzihet çështja jonë me komunizmin. Tashmë shumë prej liderëveqë janë më të vjetër në moshë, deshën apo nuk deshën, kanë qenë pjesë e strukturave komuniste duke përfshirë edhe Sali Berishën, nëse duhet të cilësohet në atë mënyrë, mund ta çojnë në atë mënyrë që ta quajnë krim prej njerëzve që kanë qenë në komunizëm. Nuk duam ne si familje të bëhet politike më rastin e babait tim. Është një përson i dënuar është Ilir Kumbaro dhe Gudjon Meçe që akoma ndodhet në Shqipëri dhe policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë për ta kapur, ai është i lirë dhe ndodhet në Shqipëri. Ata e dinë se kush ka qenë tjetër i përfshirë, ata e dinë më mirë se kanë bashkëpunuar edhe me Gazideden, Sali Berishën", u shpreh Artian Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv.
 
Ai thotë se ka besim se eshtrat e babait të tij do të gjenden dhe se drejtësia do të shkojë në vend.

"Të mos kishim besim se do zbardhej nuk do të ishim marrë me këtë çështje nga fillimi, edhe pse na u desh 17 vite që SHIK-u i Berishës e kishte zhdukur, e kemi ditur që një ditë do të gjejmë atë pak drejtësi në atë që është bërë, por jemi të bindur që eshtrat do t'i gjejme dhe rasti do të zbardhet 100 % sic duhet.  Ne kemi besim të plotë tek strukturat në Shqipëri pa u anuar nga secila parti, gjeneratat e reja kanë më tepër njerzillëk se ato të vjetrat që për fat të keq gjiothcka kanë qenë por jo njerëz, se njerëzit kanë ndjenja nuk bëjnë atë se cfarë kanë bërë ata", u shpreh djali i të zhdukurit Remzi Hoxha. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)