Një lajm i mirë për familjen azilkërkuese shqiptare Likaj në Gjermani. Asaj i është lejuar qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor, Renit 12-vjeçar, djalit të sëmurë me kancer.
Komisioni për raste të rënda i landit Rheinland-Pfalz ka vendosur që familja shqiptare, mund të qëndrojë së paku edhe për një vit, raporton “sër.de”.
Këtë lajm e ka dhënë vetë familja ndërkohë që autoritetet për integrim dhe vetë komisioni nuk kanë dashur të komentojnë, duke respektuar parimin e mbrojtjes së të dhënave.
Djali 12 vjeçar ka një tumor malinj në syrin, i cili tashmë i është nxjerrë. Në vend të syrit të tij, ai ka një sy qelqi, ndërsa me syrin tjetër pothuajse nuk shikon aspak.
Mjekët druajnë se ka rrezik që edhe vëllai i vogël i tij të sëmuret nga kanceri. Edhe kjo ka bërë që komisioni për raste të rënda të marrë vendim pozitiv për familjen.
Në fillim të nëntorit u dha vendim për dëmin e tyre, por si rezultat i një peticioni prej disa qindra nënshkrimesh të bashkëqytetarëve gjermanë, ne këtë rast është inkuadruar komisioni për raste të rënda i cili më në fund ka sjellë lajmin e gëzuar. /Marrë nga albinfo/
/Shqiptarja.com