'Dje është hedhur një shashkë', Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”

Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje”, deklaroi Shalsi.

Më tej kreu i Komisionit Shalsi dhe kreu i KLSH, Shehu shkëmbyen replika lidhur me kallëzimn e skandalit të Onkologjikut. 

Shehu: Jemi përpara disa situatave shumë sensitive por kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por s’do doja ti bëja të ditura këtu për të mos alarmuar.  (SITUATA NË SHËNDETËSI)
Shalsi: Po ju bëj pyetjen a keni bërë kallëzim penal për Onkologjikun?
Shehu: Po ka pasur kallëzim penal i lidhur me dy institucione të tjera?
Shalsi: Po kur e keni bërë pra?
Shehu: Kryetar ne nuk jemi trupë hetuese
Shalsi: Kur e keni bërë pra data e kallëzimi?
Shehu: Nuk e kam datën

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 17/07/2024 12:42

    Po çfar kryetari je kur nuk mban shenimet se kur è ke denunciare? Keto shashka i hidhni per te bere destabilizimin e vendit , KLSh nje cercherò mushkonjash .keshtu me keto pergjigje e tregon se çfar kualifikimi ke .Turp per KLSh qe pretendere te jete e sincere mos te mashtrojne popullin .bej dorheqie si ja kerkoni te tjereve (qe fatte nuk keni ) duhet te veronica edhe ju ,dy standard nuk ka .Turp .

    Përgjigju
  • Bumi: 17/07/2024 12:04

    Po ku pihet ajo birre more..ska pike shije..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund