Me nënën në krah, momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait (VIDEO)

TIRANË- “Pse s’më prite edhe pak o Ba!” Kështu nisi letra për babanë nga qelia e ish ministrit Saimir Tahirit, të cilit dje iu nda nga jeta i ati.

Saimir Tahiri ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit dhe shihet në praninë e të ëmës të cilën e përqafon.

Ditën e djeshme babai i ish ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë. Me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë. Letra ishte prekëse, shkruar nga qelia, ku Tahiri gjeti guximin për t'i thënë atë qe ndjente në shpirt babait të tij, prej të cilit stepej nga turpi.

Letra u shpërnda në rrjetin social të ish ministrit të Brendshëm ku u shfaqen të dy prindërit me djalin e tij të vogël, i cili i ka hedhur duart në qafë gjyshit që u nda nga jeta.

Tahiri ndodhet pas hekurave pasi më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, e dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Letra e Tahirit për babanë nga burgu

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 17/03/2023 15:36

    Sa i perket humbjes se babait i shprehim ngushellime ne aspektin njerezor. Ne ceremonine mortore jane vene re ushtaret e tij te pas vitit 2013 te cilet kane filluar te rikatapultohen ne pozicione kyqe neper qarqe te ndryshme te vendit per te bere ate qe dine te bejne me mire, te mbjellin, korrin e trafikojne hashash.

    Përgjigju
  • Teil LALA: 17/03/2023 14:54

    NË radh të par Ngushëllimet më të sinqerta , po kjo që ndodh në Shqipri është katastrof. Sajmir Tahiri në burg e kryekrimineli hajdut Sali BAJGA E Spiuni kryehajdut Ilir Metaj vjedhin të mir. Kjo është fundi Botës e Edi Rama është një fëlliqsir që e shiti Sajmir Tahirin njeri pa din e pa iman.

    Përgjigju
  • Nje nene: 17/03/2023 12:41

    Zoti i dhente force Sajmir Tahirit, ne kete situate te veshtire qe ndodhet,vdekshin njerëzit e keqinj,se prej njerëzve te keqinj eshte ne burg.Ngushedhimet e mia.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 17/03/2023 11:23

    Tahiri u denua sepse prishi Lazaratin ,folene e grenzave te pd-se .Sajmir je nje burre trim i bere balle intigave te krimineleve te pd .te atit dheu i leltesofte dhimbjen e te birit,ju prefte shpirti ne paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën

Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën