Dje përfundoi afati 2 javor, nga sot në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës nuk është aplikuar karantina për ata që hyjnë

Dje përfundoi afati 2 javor, nga sot në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës nuk është aplikuar karantina për ata që hyjnë

Një ditë më parë përfundoi afati i karantinës 2 javore për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nga sot në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës nuk është aplikuar më karantina 14 ditore për shtetasit që hyjnë në vendin tonë përmes këtyre pikave kufitare.

Sipas komunikimit me zyrën e shtypit në DVP Korçë nga sot është hequr masa e vendosur nga Komiteti Teknik i Eksperteve, edhe pse nga ana e këtij komiteti nuk ka pasur asnjë reagim për heqjen apo vazhdimit të kësaj karantine.

Më 19 prill Komiteti vendosi se karantina 14 ditore për personat që hyjnë nga Kapshtica dhe Qafë Thana ishte vetëm për 2 javë deri më 3 maj dhe përfundimi i afatit ka sjellë dhe përfundimin e masës kufizuese si pjesë e mbrojtjes nga pandemia.

Vendosja e karantinës pasoi me ulje drastike te shifrave sa i takon lëvizjeve në këto pika si në zgjedhjet e 25 Prillit ashtu edhe në festën e Pashkës.

Ndërkohë që Greqia do të vijojë aplikimin e karantinës 14 ditore për shtetasit që futen territorin grek duke përjashtuar vetëm drejtuesit e kamionëve. Nga ana tjetër me Maqedoninë e Veriut nuk ka masa që aplikohen si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet