Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të kryer. Mediat greke shkruajnë se Panagiotopoulos u diagnostikua sot pozitiv me koronavirus, pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor.
Ndërkohë, mësohet se Panagiotopoulos u takua ditën e djeshme me homologun e tij shqiptar Niko Peleshi në një vizitë zyrtare që ky i fundit zhvilloi në shtetin grek.
Nga ana tjetër, sot pritet të mbërrijë në Greqi ministri bullgar i Mbrojtjes, por do të pritet nga zëvendësministri.
Komento