Djegia e fuoristradës së Florit,Endri
Prifti: I urojmë çdokujt 20 makina

Djegia e fuoristradës së Florit,Endri<br />Prifti: I urojmë çdokujt 20 makina
Pas lajmit se Endri, Stefi Prifti dhe Stine do të thirren në Prokurori për t’u marrë në pyetje rreth djegies së makinës së Flori Mumajesit ka reaguar Endri Prifti.
 
Dyshimet mbi këta këngëtarë kanë ardhur pas konflikteve që artistët kanë pasur me njëri-tjetrin.
 
Endri Prifti teksa po zhvillon koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet se ''është normale të debatohet për muzikën dhe shijet por kurrsesi nuk kemi menduar ndonjëherë të bëjmë gjëra kaq të shpifura''.

"Ju përshëndes në mes të luleve 😚😚 . Mrekullia vetë, po ja dëgjova deri këtu në Las Vegas erdhi lajmi 😊😊. Ne po shijojmë disa ditë pushimi me miqtë tanë duke vazhduar më tej, me koncertet tona ne gjithë Amerikën e bukur. Për t’u çuditur nuk mendoja se do arrinin të mendonin deri këtu. Ne kemi lindur edhe rritur sëbashku me muzikën, i kemi shërbyer dhe na ka shërbyer në jetën tonë. I kemi shërbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka shërbyer për këta që jemi dhe për të jetuar në dashuri me familjet tona, me shokë e me miq, që gjithë jetën japim dhe marrim dashuri dhe respekt. Ne mund të debatojmë për muzikën dhe shijet tona, për më tepër kur ato i bëjmë të hapura dhe publike, shprehim mendimin tonë të sinqertë për festivalet, etj rreth muzikës, por nuk kemi menduar ndonjëherë të bëjmë gjëra kaq të shpifura siç po flitet andej për djegien e një makine. Ne i urojmë shëndet edhe 10 makina të tjera të ketë çdokush në atë vend, ne e përgëzojmë dhe i urojme zoti ja shtoftë çdokujt të mirat. Këta jemi ne, kjo është e vërteta jonë, kjo është krenaria jonë dhe faqebardhësia jonë transparente. Gëzuar festat të gjithëve me shëndet dashuri e gjithë të mirat😚😚 I love you😊😊 ", shkruan Endri Prifti.

endri prifti

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur