‘Pazar me reformën zgjedhore’, Basha: Duan mbylljen e listave! Do ta kalojnë të enjten në Kuvend! Sot dorëzojmë rekursin në Gjykatën e Lartë për vulën

Lulzim Basha, akuzon Sali Berishën dhe Edi Ramën për pazar dhe atentat kushtetues, për Reformën Zgjedhore, në një kohë kur palët po avancojnë në diskutime për të votuar ndryshimet në kodin zgjedhor.

Gjatë një konference për shtyp, ish-kryedemorkati tha se pazari mes tyre është mbyllur tashmë, në përpjekje sipas tij për të mbyllur listat e për të rritur kontrollin total ndaj parlamentit. 

'Tani siç kemi paralajmëruar prej kohësh po avancojnë me fazën e tretë të këtij pazari i cili parashikohet të marrë formë të enjten, apo me gjasa të premten e kësaj jave, në seancën e fundit para gushtit që është pakti i Edi Ramës dhe Sali Berishës për të rimbyllur listat që hapi Gjyklata Kushtetuese me vendimin e saj. Për ta thënë fare qartë, qytetarët shqiptarë sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosin vet me votën e tyre se kujt ia japin votën dhe kë dërgojnë në Parlament. Ndryshe nga pakti famëkeq Berisha-Rama i vitit 2008 ku kjo e drejtë në mënyrë ekskluzive iu kalua kryetarëve të partive. Pra, Parlamenti nuk është më i Shqipërisë, nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por është Kuvendi i një stërgrupi të strukturuar criminal që ka brenda shumë grupe të strukturuara të krimit të organizuar, të oligarkisë ekonomike financiare, natyrisht edhe të krimit e të korrupsionit politik shqiptar.

Në përgjigje të kësaj që nga viti 2021 ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave, kjo nuk ndodhi, të gjithë e mbani mend se si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave për të bërë një hapje sa për sy e faqe, gjasme një hapje dhe që ruante 1/3 e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosën një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur anti-Kushtetuese këtë stimulim të Kodit zgjedhor të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe pupacët e tij në Parlament.

Tani që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë, por edhe përpara, ne kemi vendosur listën e hapur, votën preferenciale pra që quhet qytetarët dhe jo kryetarët të vendosin kush do të jetë ai apo ajo që i përfaqëson, tani dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve të freskëta të sotme e ka mbyllur tashmë pazarin që ditën e premte me sebepe dhe justifikime të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut këtë atentat Kushtetuese. Që së pari i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre, kontroll të cilin e kanë jetik njëri ndodhet në arrest shtëpie në hetimin për korrupsion, tjetri është subject i disa hetimeve sipas informacioneve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndaj iu duhet më shumë se kurrë mos të kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten e tyre nga drejtësia. Dhe padiskutim hapi i fundit pas kësaj siç kam paralajmëruar do të jetë goditja pikërisht e drejtësisë, e SPAK për t6ë pamundësuar misionin që është krijuar.'- tha Basha.

E për ta ndaluar atë që e quan atentat, Basha i bëri thirrje deputetëve të partisë demorkatike jo vetëm ta bllokojnë me votë, por t’i bashkohen grupit më të ri radhët e demorkatëe, atyre Euroatlantikë.

‘Kam një mesazh për deputetët e dalë me votat e PD. 4 muaj më parë paralajmërova se duke votuar amnistinë do votonit lirimin e të korruptuarve. Një pjesë prej jush e trajtuan këtë thirrje me syzet e nxira të interesit personal dhe votuan verbërisht, një pjesë u justifikuan se nuk e dinin. Ju drejtoj këtë thirrje publikisht: E di që jo çdo kush ka patur mundësi të krijojë atë kontakt me votuesin që duhet të krijonte, por kurrë nuk është vonë për të vërë gjënë e duhur. E di që një pjesë prej jush e kanë ankthin e listave të hapura. Ju kërkoj sot në emër të asaj vote që keni marrë tre vite më parë, të refuzoni me votë pazarin e Ramës dhe Berishës. Shqiptarët nuk do ua falin.’- tha Basha.

E ndonëse grupin që drejton e pagëzoi me emrin ri “Demokratët Euroatlantikë”, veten nuk e pranon as si fraksion e as si parti të re. Betejën për logon e partisë Demokratike, që apeli ia dha Sali Berishës do ta vazhdojë me një rekurs që tashmë e ka gati për në Gjykatën e Lartë.

‘Sot dorëzojmë rekursin në gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit. Jo vetëm që është vendim i paligjshëm, por mbart element të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve. Do t'i kërkojmë gjykatës së lartë të mos flejë mbi këtë dosje, por të veprojë me urgjencë.’- tha Basha.

I pyetur nëse do të shkojë në SPAK kur të thirret për 21 Janarin, Basha pohoi se do të shkojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha

1721729226_pdbasha.jpg

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësinë që ka lënë pezull punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore prej 2 vitesh, ku ai kishte përfaqësues zyrtar deputetin e Enkeled Alibeaj.

Basha tha se faktet flasin vetë nëse i kthehemi arkivave në media. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se propozimet nga përfaqësuesit e tij mbi votën e Diasporës, votën elektronike dhe listat e hapura janë bërë që vitin e kaluar. Nga ana tjetër Basha kujtoi se ka bërë dhe disa propozime të tjera, po që sipas tij, Rama i la pezull për hatër të Berishës. 

Pyetja: A e ndjeni ju veten përgjegjës për këtë Pazar? Edhe ju e latë 2 vite me përfaqësuesin tuaj Alibeaj pezull komisionin, a jeni dhe ju përgjegjës?

Basha: Faktet siç janë në arkivin e çdo media serioze, që Komisioni Bipartizan i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka propozimet e Partisë Demokratike mbi votimin elektronik, votën e diasporës dhe listat e hapura. Gjithashtu ka disa propozime si heqja e imunitetit dhe granti për Kosovën. Rama për t’i bërë qejfin Berishës i la propozimet në harresë.

Basha tha se sipas tij, Rama bashkë me Berishën bën gjithçka që të mbyllin Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të krijuar pazarin okult 3+3, siç e quan ai. 

Basha: Edhe krijuan pazarin okult 3+3 ku do dali pazari për të mbajtur mbyllur listat ditën e premte. Ne kemi bërë gjithçka që tu japim shqiptarëve votën e diasporës, votën elektronike por ata bën gjithçka që ta shkatërronin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur