Basha shpërndan pjesë nga programi: Do punësojmë 25 mijë të rinj në teknologji me pagë 2 mijë euro

Basha shpërndan pjesë nga programi: Do punësojmë 25 mijë të rinj në teknologji me pagë 2 mijë euro

Lulzim Basha

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka vijuar dhe ditën e sotme shpërndarjen e një tjetër pjesë të programit lidhur me rininë. Basha në programin e tij parashikon përgatitjen e 25 mijë të rinjve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, ku sipas tij Shqipëria do të jetë pjesë e valës së ekonomisë së re me një pagë prej 2000 euro. 

Më tej kryetari i Demokratëve Euroatlitë ka folur për ndërtimin e 4 qëndrave të mëdha të trajnimit të si një investim madhor që sipas tij do të avancojë dhe më tej përparimin e dijes. 

Nga ana tjetër Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si shkakun kryesor të largimit të të rinjve për ndjekjen e politikave të gabuara. 

“Qeveria Rama e ka lënë në baltë rininë shqiptare. Me premtime të pambajtura, me dështimet e panumërta, me mungesën e mundësive, shkatërrimin e arsimit, ka prodhuar vetëm krah të lirë pune për tregjet e huaja, duke e lënë vendin pa rini dhe pa të ardhme. Vendi kërkon një ndryshim rrënjësor, prandaj programi reformues i demokratëve euroatlantikë përashikon investime madhore për një model të ri zhvillimor, duke u dhënë mjetet e duhura të rinjve për të hyrë ne tregun e punës, si profesionistë të mirëpaguar, baza e një shtresë të mesme që garanton demokracinë shqiptare” - shkruan Basha në postimin e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan