Këngëtarja Loredana është një ndër personazhet më të komentuara të showbiz-it. Ajo ka pasur një lidhje me reperin e njohur Mozzik dhe tashmë nuk janë më bashkë, por janë prindër të një vajze me emrin Hana.
Kjo i ka bërë ata që edhe pse nuk janë më bashkë, respekti që kanë ndaj njëri-tjetrit të mos mungojë. Loredana ndan shpesh foto të Hanës, e cila na rrëmben zemrat të gjithëve me ëmbëlsinë dhe me sytë e bukur.
Po kësaj here, Loredana ka ndarë një foto të princeshës së saj me një mbishkrim që na lë të kuptojmë se ajo do që të përjetojë përsëri eksperiencën e të qenurit nënë.
“I need a second baby”, “Dua një fëmijë tjetër”, - ka shkruar Loredana mbi foton e publikuar.