Do e bindësh Kurtin të vijë në Open Balkan?! Rama: Ai është sovran, unë s'kam as degë të PS-së në Prishtinë

 

I pyetur nëse do të mundohet në takimin e radhës me Albin Kurtin që ta bindë atë për 'Open Balkan', kryeministri Rama tha se në Prishtinë janë sovranë për vendimet që marrin. Madje Rama duke ironizuar degën e Vetëvendosjes në Tiranë tha se ai nuk kishte as degë të PS-së në Prishtinë.

"Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie speciale, që nuk varet nga 'Open balkan'. Ne do të bëjmë çmos që marrëdhënien me Kosovën ta kemi shumë konkrete në të gjitha aspektet. Por bashkëpunimi rajonal është komplet tjetër në impaktin që ka në ekonomi, në përmirësimin e jetës. Unë nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është një vendim sovran i atyre që kanë marrë mandatin për të qeverisur Kosovën, aq më tepër që unë nuk kam degë të PS-së në Kosovë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Beogradi: Ballkani i hapur është Procesi i Berlinit i marrë në duart tona! Kosova ta provojë sinqeritetin e Serbisë duke hyrë në këtë nismë


K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja