Gruaja nën hetim për korrupsion, Pedro Sanchez refuzon dorëheqjen: Do vijoj të jem kryeministri i Spanjës

Gruaja nën hetim për korrupsion, Pedro Sanchez refuzon dorëheqjen: Do vijoj të jem kryeministri i Spanjës

Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se nuk do të japë dorëheqjen. 

“Kam vendosur të eci përpara me më shumë forcë në krye të qeverisë së Spanjës”, tha Sanchez, i cili ia njoftoi vendimin sot mbretit Felipe VI, pas 5 ditësve pezullim për “një pauzë për reflektim”, në të cilin u tërhoq nga jeta publike, pas një fushate "të paprecedentë" të zhvilluar nga e djathta dhe e djathta ekstreme kundër gruas së tij, Begona Gomez që sipas tij synonte, "të shkatërronte atë dhe qeverinë e tij"

Edhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste (PSOE) i kërkuan Sanchez të vazhdojë detyrën.

Mijëra mbështetës u mblodhën jashtë selisë së Partisë Socialiste të Sanchez në Madrid duke brohoritur "Pedro, qëndro!". Sanchez ka thënë se masa kundër gruas së tij është pjesë e një fushate "ngacmimi" kundër tyre, të zhvilluar nga "mediat e ndikuar shumë nga e djathta dhe e djathta ekstreme" dhe të mbështetur nga opozita konservatore. Zyra e prokurorit publik të Spanjës kërkoi të enjten pushimin e hetimit.

Gjithçka nisi pasi një gjykatë në Spanjë ra dakord pak ditë më parë që të hetojë pretendimet për korrupsion ndaj gruas së tij, Begoña Gómez, të ngritura nga grupi Manos Limpias, apo “Duart e Pastërta” se gjatë veprimtarisë së saj profesionale për Qendrën Afrikane të institucionit privat IE University ai do të kishte ushtruar ndikimin e tij për t'i dhënë kontrata publike një sipërmarrësi.

Grupi ka një histori të gjatë të paraqitjes së padive, që lidhen kryesisht me kauza të krahut të djathtë, dhe e quajti atë pjesë të një fushate të vazhdueshme të hedhjes së baltës nga rivalët e tij politikë. Gjykata në Madrid do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë për t’i vazhduar hetimet apo jo.

Edhe kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi të pulikuar në rrjetin social X më 25 prill 2024, i shprehu të gjithë mbështetjen në këtë kohë të vështirë dhe e inkurajoi të vazhdojë përpara.
Sánchez ka qenë në pushtet që nga viti 2018.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça!  Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi