‘Do largohesh nga PS, nëse humbet zgjedhjet?’, Rama: Kur halla të bëhet xhaxha... Koalicion nga halli s’do ketë! Meta i ri, por i lodhur (VIDEO)

Aktualiteti politik, investimet e kryera dhe ato të pritshme. Këto kanë qenë temat që kryeministri dhe deputeti i Vlorës Edi Rama, ka komentuar mbrëmjen e së enjtes për televizionin lokal “One TV Vlora”.

I pyetur bilancin e mandatit të dytë, Rama tha se ai është një mandate i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithësesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave. Ky mandate është mandate që më lë mua personalisht shijen e pakënaqësisë pasi kemi për të bërë shumë më tepër. Por të shohim nga u nisëm. Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 7 vitesh” – tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë. Rama konfirmoi se të sigurte do të jenë drejtuesit e qarqeve.

“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negative për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jesh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu por mbetesh gjithmonë i ri” – tha Rama.

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi” – tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

“Në do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë” – tha Rama, raporton Java Neës. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Rama u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet” – tha kryeministri.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 19/02/2021 06:45

    Para Rama, e ke per detyre te fitosh, dhe mos lejosh manipuluesit kronik te te vjedhin voten!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ben Tirinci: 19/02/2021 00:12

    Je gjigand Edi

    Përgjigju
  • tosi: 18/02/2021 21:08

    Ec perpara e mos ndalo o gjigand i shekullit te XXI, qe po e ben shqiperine te jetueshme, qe po zhduk pasojat e termetit katastrofik, qe po menxhon me shume perkushtim pandemine me te madhe te shekullitt. I sigurte drejt mandatit te trete dhe me mbi 84 mandate. Fallxhorja horoskopike, sudja e perralles me 5 pika do shkoje per skrap. Gruaja me e urryer e planetit ne ferr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje