Mungesa e Elisa Spiropalit, në seancën e 12 marsit, kur me 82 kartonët e socialistëve u rrëzua kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun nuk do të kalojë pa një vendimmarrje mes socialistëve.
Kreu i grupit të PS Taulant Balla njoftoi se deputetët do të marrin një vendim së shpejti.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
Deklaratë, e cila nuk u prit mirë nga deputetja socialiste. Në një reagim në rrjetet sociale, Edlisa Spiropali shkruan se çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur meriton respekt, por kërkon që në këtë vendimmarrje të flitet troç.
"Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut",- shkruan Spiropali në rrjtete sociale.
Elisa Spiropali ishte ndër të paktat figura të PS që mungoi në seancën e thirrur për votimin në parlament të kërkesës së SPAK për dhënien ose jo të autorizimit të SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, mungesë që u lidh me betejën e heshtur mes 2 grave socialiste.
Spiropali së fundmi është shkarkuar edhe si ministre e Jashtme, duke u zëvendësuar në vetëm pak muaj në krye të diplomacisë shqiptare nga Ferid Hoxha.
Gjithashtu në mbledhjen e kësaj fundjave të Asamblesë Socialiste, Spiropali u zhvesh edhe si drejtuese politike e Tiranës, detyrë e cila tashmë i është ngarkuar Taulant Ballës.
Komente












Ja dhe te ashtuquajturat parti me /fryme demokratike e pluraliste/ ne Shqiperi,por qe ne te vertete vazhdojne me modelin komunist te drejtimit e menaxhimit te partise!Ja ku kemi PD,dy viktimat me te fundit te Mul Nokes,i perzune sot se perkrahen Salianjin.Ja ku kemi dhe PS dhe Balla do na mblidhka grupin parlamentar per te vendosur fatin e Spiropalit pse mungesa e kesaj te fundit nuk i dha 83,por vetem 82 vota shpetimit te Ballukses.PD e PS u dolen tre dele nga rreshti! Per kete lloj demokracie partiake luftuan shqiptaret?!
PërgjigjuKeshtu ka vendose skenderbeu o Elise. Ske pse prekesh. Kerkoni drejtesi e diskutim kur prekeni vete por jo kur I bejne padrejtesi popullit
PërgjigjuKjo krisje i jep kuptim karrieres se shkurter te Spiropalit si ministre e jashtme. Asaj nuk i’u dha mundesia per te jetesuar ndonje vizion diplomatik apo per te kryer reforma ne dikasterin qe drejtoi. As nuk u perfshi ne ndonje skandal qe meritonte shkarkim nga detyra. Atehere… pse e shkarkoi Rama? Asnje arsye bindese nuk u dha per kete shkarkim poshterues. Dhe arsyen duhen t’a gjejm vet, me ane te analizes. Spiropali u vendos ne krye te diplomacise pikerisht kur Rama kishte nevoj shume te madhe per te pergatitur terrenin diplomatik per veprimin me te rende qe ka bere si kryetar i PS-se: mbrojtjen e Ballukut me refuzim te heqjes se imunitetit. Veprimi ishte moralisht aq i rende sa Spiropali s’kishte asnje mundesi reale per t’u hedhur hi syve partnereve te Shqiperise per ate qe po ndodhte. Dhe pasi i dha Spiropalit nje mision te pamundur, e shkarkon per mosarritjen e te pamundures. Ose ndoshta per mosperpjekje te arritjes se misionit. Djalli kerkonte nje avokate ne diplomaci, dhe Spiropali nuk solli ate qe kerkohej… dhe u shkarkua! Bravo i qoft Spiropalit qe nuk i’a fali perpjekjen per shfrytezim! Nese Rama e largon nga partia, ajo do shperblehet me nje mbeshtetje masive nga votuesit socialist qe u tradhetuan nga korrupsioni i turpshem i elites se partise!
Përgjigju´Troç’ Nuk eshte fjale shqiptare! È perdorur nga nje politikane, ish ministre eshte edhe më e rëndë! Ta mbrojmë shqipen nga fjalë të huazuara.
Përgjigjuktu elisa spiropali merr kuote politike, fluturon shume lart nga ana tjeter jam i zhgenjyer pafund nga pseudoantikomformisti erion brace, qe prisja nga ai qe te votonte kunder vendimit te rames (jo te grupit theksoj) duke i qendruar besnik premtimit qe "socialistet nuk mbajme askend" dhe qe eshte premtimi kryesor qe i mban kta ne fuqi prej 4 mandatesh.
PërgjigjuElisabeth spiroppali mund te krijoje parti te re
PërgjigjuKe te drejte ta krehu bishtin tani hidhe shurren perpjete ! Kujton kjo ae po Ike u be nami Nuk e kupton se njerzit jane nr rendor! Iken njeri vjen tjetri !
Përgjigju