
Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla e cila humbi jetën në spitalin ‘Amerikan 2’ pas një ndërhyrje plastike ka telefonuar doktoreshën Rezarta Kapaj e cila operoi të motrën duke e akuzuar atë për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Vëllai i 28 vjeçaren, akuzoi mjeken për neglizhencë duke thënë se nuk ka parë fare kartelën mjekësore të Liridës e cila ishte me kancer.
Ndërsa mjekja e cila i kërkon të mos e bëjnë një bisedë të tillë në telefon, thotë se kjo ishte një fatkeqësi që ndodhi por thekson se e ndjera i kishte thënë se ishte shëruar nga ndërhyrja që kishte patur në Belgjikë.
Biseda telefonike mes Arenc Hasallës dhe doktoreshës që operoi të ndjerën:
Arenc Hasalla: Unë jam i vëllai i së ndjerës Irida. Më thuaj si e more kartelën e saj në dorë dhe cfarë dije ti për Iridën.
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk më duket e përshtatshme të flasim në telefon, nuk u takuam dot jashtë...
Arenc Hasalla: Sot kanë ardhur nga Belgjika 500 fleta ku thuhet se ka qenë me kancer
Mjekja Rezarta Kapaj: Ajo mua më ka gënjyer...
Arenc Hasalla: Për çfarë të ka gënjyer, analizat i ke bërë? Kartelën e ke parë... kush ka firmosur?
Mjekja Rezarta Kapaj: Vetë ka firmosur! Sapo erdha nga komisariati i policisë. Nuk thashë që nuk ka bërë ndërhyrje por më ka thënë se ka qenë e shëruar. Pse do ta merrja unë një të sëmurë...
Arenc Hasalla: Si i ra trombozë motrës time dhe ti nuk i kishte vendosur corapet e trombozës, isha unë aty
Mjekja Rezarta Kapaj: Ju lutem, kjo ishte një fatkeqësi
Arenc Hasalla: Ti mua do më përgjigjesh për shpirtin e motrës time, nuk i dua ato lekë. Një njeri me kanxcer nuk pranon narkozë, cfarë doktoreshe je, ku je diplomuar?!
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk ia kam vendosur unë narkozën por anestezisti. Ju lutem tani...
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Dhjetor, 11:46
Shpallja e pluralizmit në Shqipëri në 1990, kush e ka meritën e vërtetë?
-
Studentët
79%
-
Sali Berisha
5.7%
-
Të gjitha bashkë
15.3%
Vota total: 580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ I vuri flakën ‘Audit’ me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari! Dyshohet se u pagua nga persona në konflikt me pronarin e automjetit (VIDEO)
10 Dhjetor, 13:52
-
Bëri operacion në zemër, Edlir Tetova ndjek Egnatian nga stoli
10 Dhjetor, 12:24
-
Tiranë/ Vajza e mitur largohet nga banesa, nëna denoncon rastin në polici
10 Dhjetor, 11:26
-
Atentati në Rinas/ Lirohet 35-vjeçari i shoqëruar, pranë shtëpisë së tij u dogj mjeti i krimit! Armët s’u siguruan nga baza e Ylli Zallës
10 Dhjetor, 10:46
-
Tiranë/ Rikonstruksioni i ambienteve të Spitalit Universitar të Traumës, punimet nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore
10 Dhjetor, 10:21
-
Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje
9 Dhjetor, 22:07
-
Vrau Martinin dhe plagosi shokun pranë shkollës, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 15-vjeçar! Engjëll Cani: Vendimi, rreze drite për ne
9 Dhjetor, 14:15
-
VIDEO/ Arrestohet hajduti 21-vjeçar në Tiranë, shtynte edhe një të mitur të vidhte! Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak
8 Dhjetor, 11:09
-
I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut! Një truall dhe dy biznese 336 mijë euro
8 Dhjetor, 10:16
-
Sherr mes dy grupeve në Fresk, në hetim 5 persona! Dhunuan me grushte 4 të tjerë
8 Dhjetor, 10:06
-
Hodhi lëndë piroteknike në fushë gjatë derbit Tirana-Partizani, nis hetimi për 20-vjeçarin
8 Dhjetor, 09:58
-
Tiranës i ka mbetur vetëm fanella, Partizani 'hakmerret' dhe e mposht 0-2 në derbi! Bardheblutë mbeten në fundin e renditjes
7 Dhjetor, 16:56