TIRANE- Një 17-vjeçari i është bërë pritë në Tiranë nga shokët e tij, me qëllim për ta grabitur.
Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ku tre të rinj 17-vjeç nën këcënimin e armës dhe duke e qëlluar me grushte kanë grabitur të miturin R.Z, po 17-vjeç.
Ai kishte me vete 1250 euro të cilat ia kishte nisur i ati për të paguar tarifën e shkollës.
Shokët e tij e dinin këtë informacion dhe i kanë ngritur pritë duke i marrë lekët nën kërcënimin e një thike, por edhe duke e qëlluar me grushte.
Policia e Tiranës vetëm pak minuta pas ngjarjes ka arrestuar njërin prej të rinjve e Ertis.G, ndërkohë që dy autorët e tjerë të grabitjes Kastriot.C dhe Sergjio.Z, u arrestuan ditën e sotme.
Të rinjtë kanë pranuar krimin në polici dhe kanë thënë pasi i grabitën lekët i kanë fshehur ato.
Policia e Tiranës thotë se po punon për gjetjen e lekëve, ndërkohë që 3 të rinjtë do akuzohen për vjedhje me dhunë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com