POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Do të përjetoni emocione të forta sentimentale'/ Lexoni parashikimin e horoskopit

DASHI

Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe realiteti do ju duket akoma me zhgënjyes. Ata qe kane pasur zënka do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient elektrizues. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë me te mira do jene pas disa ditësh. Financat do jene interesante dhe tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi.

DEMI

Ndajini te gjitha mendimet dhe idetë qe keni për lidhjen ne çift sot dhe mundohuni qe për gjithçka te bashkëpunoni se bashku. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë mundësi te dalin me personat qe do i ftojnë. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet disi. Ju mund ta bëni këtë.

BINJAKET

Do mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni një marrëdhënie te mire me partnerin. Beqaret do kërkojnë pa fund dhe ne çdo vend qe do shkojnë për princin e tyre te kaltër. Vetëm një pjese e vogël do mund t'ia arrije qëllimit. Gjendja e financave do jete kryesisht e kënaqshme për shkak te ndihmës se madhe qe do ju ofrojnë disa te afërm.

GAFORRJA

Nëse keni nevoje për me shume liri ne jetën tuaj ne çift sot, duhet t'ia kërkoni partnerit dhe jo te veproni sipas mendjes suaj. Beqaret do ndihen te qete dhe do joshin çdo person qe do ju duket interesant. Shume gjera kane për te ndodhur sot. Gjendja e financave do jete goxha me e qëndrueshme dhe kjo fale ndihmës se madhe te familjareve te cilët duan me te mirën për ju.

LUANI

Do jeni te zënë me pune sot ju te dashuruarit dhe do e lini pas dore jetën ne çift. Është mire qe te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos lindin keqkuptime te kota. Beqaret duhet ta leni veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra për momentin. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje për shkak te maturisë qe keni treguar gjithë këto kohe.

VIRGJERESHA

Do jeni me te vendosur se kurrë sot te bëni disa ndryshime rrënjësore te jetës ne çift dhe fale bashkëpunimin me partnerin do arrini atje ku keni dashur. Për beqaret do jete një dite normale dhe pa takime te rëndësishme. Beni edhe pak me tepër durim. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do mateni mire para se te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

PESHORJA

Planetët do ju ndihmoje gjate gjithë kohës sot për te zgjidhur problemet qe keni pasur ne çift prandaj do ndiheni me te qete. Edhe beqaret do ndikohen pozitivisht nga yjet dhe mund te gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Buxheti do jete i turbullt dhe delikat. Po shpenzuat kuturu dhe po ju dhatë para hua miqve, ka mundësi te mbeteni pa para.

AKREPI

Do e adhuroni me shume se kurrë sot atë qe keni ne krah dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice qe gjerat te ecin sa me mire. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u mbyllen ne shtëpi e te presin do mbeten si janë. Me financat duhet te mos luani dhe te mos rrezikoni. Do pendoheni shpejt për gabimet e bëra.

SHIGJETARI

Te gjithë planetët do ua mbrojnë sot jetën sentimentale dhe e ardhmja do jete me e veçante. Ne çdo moment do ja shprehni ndjenjat partnerit dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne orët e para te mëngjesit. Ne planin financiar nuk do ketë probleme dhe kjo për shkak te masave qe keni marre se fundmi.

BRICJAPI

Përpara se te merrni vendime te rëndësishme për jetën tuaj ne çift, duhet te reflektoni gjere e gjate sot. Jeta nuk është loje dhe po u rrezuat njëherë është e vështirë te ringriheni. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për princin e kaltër. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur me çdo shpenzim qe do kryeni ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi.

UJORI

Do përjetoni emocione te forta sot ne jetën tuaj sentimentale dhe do ndiheni me mire se kurrë me pare. Edhe ata qe janë vetëm do kenë një dite te veçante dhe tejet te rëndësishme. Ne orët e mesditës mund te ketë edhe takime impresionuese qe do i lënë me sy hapur. Ne planin financiar do ju gjeni zgjidhje te gjitha telasheve qe keni pasur dhe do jeni te qete.

PESHQIT

Ju qe jeni ne një lidhje mos mendoni për asnjë moment t'i hidhni sytë diku tjetër sepse do keni probleme serioze me partnerin dhe mund te shkoni deri ne ndarje. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe nuk do pranojnë asnjë ftese tjetër qe do ju behet. Ky do jete gabim sepse me atë nuk kane asgjë te sigurte. Financat do jene me te mira për shkak te mënyrës suaj organizative.

Al.Çe/d.ba.
Komento