'Do risjell një dashuri' Rezarta Shkurta jep lajmin e bukur (FOTO)

'Do risjell një dashuri' Rezarta Shkurta jep lajmin e bukur (FOTO)

Kënga e fundit e Rezarta Shkurtës u publikua vetëm dy vite më parë, dedikuar partnerit të saj Ermal Hoxha, kohë kur ishte në burg.

Pas një kohe të gjatë dedikimi familjes dhe biznesit të saj, Rezarta Shkurta ka zbuluar se së shpejti do i rikthehet muzikës.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e njohur ka zgjedhur të realizojë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, duke qenë se në televizion mungon prej kohësh. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe me njërën prej tyre zbuloi surprizën që ka menduar. “Na mungon muzika jote. Kur do dëgjojmë ndonjë këngë?”, e pyet një fanse.

Rezarta nuk nguroi të përgjigjet dhe rrëfeu se miqtë e saj mbrëmjen që shkoi e kanë bindur që këtë vjeshtë të risjellë ‘një dashuri’. Me përgjigjen e saj kuptuam që shumë shpejt do kemi një këngë, e cila me siguri do kthehet në të preferuarën e publikut.

Rezarta Shkurta dhe nipi i ish diktatorit Enver hoxha janë duke kaluar ditët e tyre më të bukura pasi Ermali la qelinë. Ai ishte një nga të përfshirët në çështjen ‘Xibraka’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali