Ish-i dërguari special i presidentit Trump për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka cilësuar Albin Kurtin si "majtist ati-amerikan", pas deklaratave të tij se 'do e shqyrtojmë vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem'.

Me një postimin në Twitter, Grenell shprehet se Kurti është kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, shkruan Grenell.

Më 4 shtator në Washington u nënshkrua marrëveshja ekonomike Kosovës -Serbi, me ndërmjetësimin  Trump, ku një ndër pikat e marrëveshjes është hapja e Kosovës në Jeruzalem dhe zhvendosjen ambasadës së Serbisë Nga Tel Aviv në Jeruzalem.