Do të kishte qenë ndryshe historia e PD-së sikur…

Do të kishte qenë ndryshe historia e PD-së sikur…

Një telefonatë nga zyra e Presidentit Begaj më surprizoi: Jam Arta Sakja, kam filluar prej pak kohësh si këshilltare e Presidentit.

Gazetarët, por dhe të tjerë më gjërë, e njohin prej dekadash Arta Sakjen, gazetare dhe profesioniste në strukturat e Partisë Demokratike, “veterane” në radhët e saj. Kushdo mund të flasë për korrektësinë, qetësinë, logjikën e Artës, pa asnjë dyshim. Radhëve “shumëngjyrëshe” të këshilltarëve të Begajt, pas një tjetri të djathtë, Klement Zgurit (një figurë e pakontestueshme dhe profesionale në KQZ) pra iu është shtuar dhe një tjetër profesioniste e kominikimit.

E ndërsa flisja me të, më erdhi natyrshëm një mendim: Sa i ndryshëm do të kishte qenë rrugëtimi i ashpër, çensurues, armikshpallës, përjashtues i Partisë Demokratike, nëse në vend të disa këshilltarëve apo zëdhënësave kërcënues, shantazues, intimidues, maskilistë e pa logjikë, do të kishin mbajtur dhe përzgjedhur frymën dialoguese të Arta Sakjes apo të një tjetër figure të jashtëzakonshme që sot nuk është më mes nesh:  ish sekretares, këshilltares shumëvjeçare të Sali Berishës, një intelektualeje të rrallë e qytetare, Linda Ihsani, e cila për fat të keq u nda shpejt nga kjo jetë. Të dyja, të djathta, por të drejta, siç e kërkon profesionalizmi dhe qytetaria për secilin nga ne, sido që ta mendojmë.

Vrazhdësia, antiligji, mizogjinia, shpifja, absurditeti do të ishin filtruar, zbutur, seleksionuar, deri dhe zhdukur nga diskursi që struktura të kësaj partie përdornin me shumicë me gazetarët që nuk e mendonin njësoj, ashtu siç vetëm Linda Ihsani dinte ta bënte në komunikim për shumë vite me radhë dhe Arta vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite, me profesionalizëm dhe vendosmëri, edhe pse nuk e mendon me ty njësoj.  

Të prapambetur në kohë, të ngurtësuar në epoka të një Shqipërie që nuk ekziston më, “burrat” e ndonjë grua e PD-së kishin gjithnjë frymën e superioritetit ndajt kujtdo që “guxonte” të shpaloste një lajm të vërtetë që nuk i shkonte për shtat liderit Suprem, duke shkaktuar konflikte që zgjatën dekada e që i vunë Partisë Demokratike vulën e vështirë të një partie të paqytetëruar, që askush nuk ja heq dot as sot. Këta individë harronin përditë që Shqipëria dhe shqiptarët nuk bënin më skonto me lirinë individuale dhe të shprehjes më për askënd, për Sali Berishën, jo që jo.

Ajo që më shumë se çdo gjë ka nevojë sot Shqipëria, insititucionet e saj, Media gjithashtu, Drejtësia në radhë të parë, është krijimi i shtyllave kurrizore, të drejta, të pavarura, të pacënuara dhe të pacenueshme e me dinjitet dhe kjo mund të arrihet vetëm nga më të mirët shqiptarë. Presidenti Begaj duket se ka nisur ta bëjë këtë me këshilltarët e vet dhe ky është një fillim i mbarë që rezultatet ka për t’i dhënë shpejt.

a.m./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë