Mbi 20 mijë libra artistikë do të shpërndahen për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se shpërndarja e librave vjen në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit.
Kreu i qeverisë shprehet se në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri.
“Dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.