Një 40-vjeçar ka tentuar të vrarë me çifte drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, pas një sherri të ndodhur në institucion për shkak të detyrës.
Shqiptarja.com mëson se policia ka marrë informacion përmes një telefonate në sallën operative, se një banorë i Kukësit kishte kërcënuar në institucion më lidhje me detyrën, drejtorin e ALUIZNI-t në këtë qytet. Me të marrë informacionin policia ka mbërritur në institucion arrestoi në flagrancë 40-vjeçarin me inicialet P.H, banues në Kukës.
40 vjeçari kërcënoi kreun e ALUIZNI-t, Vladimir Spahiu 46 vjeç, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje. Ai është është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Kukësit për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shqiptarja.com mëson se 40-vjecari i ka kërkuar drejtorit qe të fuste në punë tek ALUIZNI një njeriun e tij të afërt, por drejtori i është përgjigjur se personi në fjalë nuk plotëson kriteret. Mbi këtë diskutim ka nisur edhe debati mes të dyve, që ka agravuar situatën derisa 40-vjeçari, tashmë i arrestuar, të drejtohet në shtëpi për të marrë armën e gjahut.

G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.4%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
7.6%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje, arrestohet Pllum Daci
23 Shkurt, 10:12
-
Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh
1 Shkurt, 10:56
-
Kukës/ Tentoi të shmang kontrollin në mjetin e tij, godet me grusht punonjësin e doganës, arrestohet 58- vjeçari
22 Janar, 10:00
-
I dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, 58-vjeçari arrestohet në Gramsh (EMRI)
16 Nëntor 2024, 14:04
-
Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)
2 Tetor 2024, 14:03
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, 22 policë në hetim! 6 në burg, 4 arrest shtëpie e 12 detyrim paraqitje! Dëmi 20 mln lekë të vjetra (EMRAT)
19 Shtator 2024, 19:14
-
Kurbin/ Me motor pa targa dhe i armatosur po shkonte të vriste kushëririn e tij, arrestohet 53-vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Gusht 2024, 10:40
-
Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur në rrugë, 4 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar
10 Gusht 2024, 15:56
-
Sherri masiv në Kukës, vetëdorëzohen 3 të shpallurit në kërkim
24 Prill 2024, 15:56
-
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj një gruaje në Peshkopi, arrestohet në Itali 29 vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij
6 Shkurt 2024, 09:54
-
Lëvizte në sens të kundërt në aksin Milot-Morinë dhe kundërshtoi me forcë policët, arrestohet i riu
30 Janar 2024, 10:32
-
Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, policia: Do kryente vrasje! Miku i ‘Rrumit të Shijakut’ do merrte hak për tritolin që i vendosën në muajin prill
1 Tetor 2023, 11:25
Njeres te Neandertalit!
Përgjigju