Dobitë e aktivitetit fizik dhe përfitimet shëndetësore, ja përse noti është sporti ideal për çdo fëmijë

Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm në çdo moshë, trajnerët dhe mjekët sygjerojnë fillimin e tij që në moshë fare të vogël. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” trajneri Iris Selimi dhe mjeku Neritan Kurteshi  folën për benefitet e sportit tek fëmijët.

Mjeku Neritani Kurtishi u shpreh se aktiviteti sportive I fëmijës  mund të fillojë që në moshën 1 vjeçare.

Në këtë moshë formohet personaliteti fëmijës si dhe në këtë moshë formohet se si do të jetë stili i jetës, sedentar apo aktiv. Në të gjitha fazat ka aktivitet fizik që fëmijët duhet të marrin. Sipas disa studimeve aktiviteti fizik mund të fillojë që në moshën 1 vjeçare.

Ndërsa për përgatitësin atletik  Iris Selimi, sportet kryesore që duhet të jenë pjesë e aktivitetit sportive të çdo fëmije janë noti, atletika dhe gjimnastika.

Gjëja e parë që mund të bëjmë është që nga katër vjeç të fillojë noti. Sot gjimnastika dhe përgatitja atletike, pra ecja e mirë , kordinimi i duhur i këmbëve janë baza. Noti është e para bazikja dhe gjimnastika bashkë me atletikën.

Mjeku Neritan Kurtishi u shpreh se përfitimet shëndetësore por edhe sociale që marrin fëmijët nga aktivitet sportive janë të mëdha, ndërsa e cilësoi notin si sportin kryesor që vendos në levizje të gjitha muskujt e trupit.

Sporti kryesor është noti sepse lëvizin të gjithë grupet e muskujve. Nëqoftëse një sport i ka një grup, ky i ka të gjitha grupet e muskujve. Nuk ka grup muskujsh që nuk lëviz në not.  Fëmijët do të përfitojnë cilësinë e jetës, frymën e grupit të skuadrës, shoqëri të re, njohuri të reja. Do të bëhen edhe më të mirë në mësime, pra do të jenë më të  çlodhur, kur të shkojnë të lexojnë do ti thithin më shpejt mësimet.

Sipas tyre sygjerohet që aktiviteti fizik të kryhet nga 1deri 3 herë në javë, por në bazë të problematikës së fëmijës mund të shtohen seancat e aktivitetit sportive.

“Unë këshilloj nga 1 deri në 3 herë në javë sepse duhet parë se çfarë problematikash ka dhe çfarë intensiteti. Në momentin që ka nevojë për në intensitet më të lartë ai duhet të vij minimalisht tre herë në javë” tha përgatitësi atletik.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja