Në një status në Facebook, Doda shkruan se kjo grua është treguar dinjitoze dhe burrërore më shumë se 20 burra bashkë, përfshirë edhe 2 rektorët, Dhori Kule e Mynyr Koni, të cilët s’patën guxim të denonconin kërcënimet ndaj tyre.
“Po lexoj lajmin e një zonje që ka pasur guximin të denoncojë Shullazin... E çuditshme, një grua ka pasur dinjitet dhe burrëri më shumë se 20 burra bashkë përfshi dhe 2 rektorë që e hëngrën turpin me bukë pasi nakatosën një vend të tërë. I drejtohem gjithë organeve ligjzbatuese, që ndaj kësaj zonje dhe familjes së saj të vihen masa të veçanta mbrojtje me qëllim që të shërbejë jo si shembull dekurajues, por si model inspirimi e kurajo. Gratë janë pjesa më e mirë e këtij vendi”, shkruan deputetja Mesila Doda.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com