Doganat nën vëzhgim
të kompanisë së huaj

Doganat nën vëzhgim<br />të kompanisë së huaj
TIRANE- Agjencia britanike “Crown Agents”, e themeluar më 1833, është pajtuar nga qeveria shqiptare për asistencë doganore. Sipas burimeve, marrëveshja përfshin 3.5 vjet, me kusht rritjen 35% të të ardhurave nëpërmjet kontrolleve të përbashkëta anti-kontrabandë
 
Kontrolle të përbashkëta kundër kontrabandës dhe e drejta për të publikuar çdo masë që nuk zbatohet nga administrata doganore, këto janë dy nga klauzolat që përfshihen në marrëveshjen e nënshkruar midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë britanike të konsulencës financiare “Crown Agents” për të asistuar Doganat. Klauzolat, në fakt, janë mbajtur të fshehta, por burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se midis Këshillit shqiptar të Ministrave dhe këtij subjekti është lidhur kontratë bashkëpunimi për tre vjet e gjysëm, gjatë të cilëve “Crown” angazhohet të rritë 35 për qind të ardhurat doganore. Kjo do të realizohej nëpërmjet rrugëve të ndryshme, që përfshijnë patrullimin e përbashkët kundër kontrabandës në terren apo edhe publikimin e njoftimeve “delikate”, në rast se drejtuesit e Doganës nuk do të përfillin sugjerimet e britanikëve.

Natyrisht, shërbimi do të ketë koston e vet. Qeveria shqiptare mes të tjerash do të marë përsipër të gjithë koston e personelit të kompanisë angleze. Deri tani nuk bëhet e ditur me çfarë masash ky shërbim rëndon mbi arkën e Shtetit Shqiptar Në Bullgari, psh, kontrata 3-vjeçare kompania i ka lidhur në vitin 2004 me një kosto 16 milionë euro dhe pagat mujore të konsulentëve ishin nga 7.500 deri në 16.000 euro, që ndryshojnë shumë nga ato të doganierëve të thjeshtë. Ish-kryeministri Berisha “shpërtheu” në Facebook kundër marrëveshjes, duke e anatemuar kompaninë si “një agjenci private e futur në listë të zezë nga Banka Botërore dhe - thuhet - e përzënë nga Bullgaria”.

Sipas ish-kryeministrit, “vendet partnere kanë protestuar për këtë vendim dhe kanë bërë të qartë se do të ndërpresin shkëmbimin e dokumenteve doganore me Shqipërinë (mbasi nuk pranojnë t’i dorëzojnë dokumente shtetërore një kompanie private). Mosaprovim për Crown Agents kanë shprehur edhe Banka Botërore dhe FMN dhe me se fundi mësojmë se Komisioni Europian, departamenti respektiv, ka shprehur qartë kundërshtitë e tij për këtë vendim absurd të qeverisë Rama -Meta”, përfundon Berisha.

Kompania është në fakt shumë e njohur në mëse 100 vende të botës dhe është krijuar më 1833. Në Angola ajo ka rritur 300% të ardhurat doganore, pasi mori totalisht kontrollin e tyre. Kontrata ajo ka patur apo ka me Maqedoninë, me OKB për Kosovën, Lituaninë, Mozambikun, përveç Bullgarisë. Problemi i vetëm që mbetet të shihet ka të bëjë me leverdinë e kontratës, nëse rritja e të ardhurave do të justifikojë koston e pagesës së kompanisë britanike. Në Bullgari që ka kontraktuar na viti 2001 deri në vitin 2010 marrëveshja e mbajtur e fshehtë si “sekret shtetëror”, fakti që ka shkaktuar shumë polemika deri në mosrinovimin e kontratës.
Në vitin 2011 Banka Botërore e penalizoi për gjashtë muaj këtë kompani dhe filialet e saj në botë për shkak se zbuloi “përdorimin e praktikave mashtruese” në vitin 2006 gjatë ekzekutimit të një projekti të BB në Gana (Afrikë). Gjatë kësaj periudhe, kompania nuk mund të merrej si kontraktore nga grupi i Bankës Botërore.
 
 Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë

Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë