Dokle "i shtyp butonin" Bumçit
Islami 'thumb' Blushit: Të tradhtuan

Dokle Islami 'thumb' Blushit: Të tradhtuan">
TIRANE- Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade ka përgëzuar dje vendimin e Arben Ndokës për të dhënë dorëheqjen, si dhe vendimin e parlamentit të lënë pa imunitet Armando Prengën. Ajo i bëri thirrje opozitës të mos tejkalojë akuzat për këtë çështje.

“Lidhur me deklarimet e ndërkombëtarëve unë dua të përshëndes deklarimet e ambasadës së SHBA-së, por edhe të BE-së, për atë çka parlamenti bëri në seancën e fundit plenare dhe vendimet që ka marrë kjo mazhorancë me të gjithë shkelësit e ligjit. Dua të përshëndes edhe veprime të tjera të deputetëve të veçantë, të cilët kanë kërkuar t’i hapet rrugë zgjidhjes së problematikës, e cila është tejkaluar nga kolegët e opozitës në mjaft raste.

Është keqardhje që rimarrin argumente të pavërteta, por uroj ta gjejnë rrugën e të bërit opozitë mbi të bazën e të gjithë vlerave që ne duhet të krijojmë”,-tha Dade gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm. Por kjo mbledhje nuk u kalua me qetësi nga deputetët, edhe pse në axhendë po shqyrtohej një marrëveshje e anëtarësimit të Shqipërisë në programin e BE-së “Evropa për qytetarët. Deputeti i opozitës, Aldo Bumçi ka sulmuar qeverinë për nivelin e jetesës së qytetarëve.

“Është rritur dy fish numri i shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik në BE. Sot për fat të keq, qytetarët shqiptarë ndihen më pak qytetarë evropianë. Qeveria i detyron të largohen për arsye ekonomik e mos respektim i të drejtave të njeriut. Në raportin e ODIHR-it thuhet për herë të parë  se qytetarët kanë votuar jo të lirë, por të frikësuar e të kërcënuar. S’mund të ketë qytetarë evropianë në një vend ku shkelen të drejtat themelore të njeriut. Zgjedhjet e qershorit 2015, janë një njollë e zezë.

Kemi azilkërkues njësoj si Siria. Kemi një kryeministër që kërcënon Evropën”,-tha Bumçi. Në diskutim ndërhyri Kastriot Islami i cili ju drejtua me një pyetje deputetit Ben Blushi: “Po pse nuk flet o Blush, a nuk ke ndonjë mendim ti për marrëveshjen?” Përgjigja e Blushit ishte më sportive se ç’pritej: “Unë jam me pushime, nuk i kam përfunduar ende pushimet, ndaj nuk kam çfarë të flas.” Marrëveshja u miratua me konsensus.
 
Replikat dhe batutat në Komisionin e Jashtëm

Aldo Bumçi: Është rritur dy fish numri i shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik në BE. Sot për fat të keq, qytetarët shqiptarë ndihen më pak qytetarë evropianë. Qeveria i detyron të largohen për arsye ekonomik e mos respektim i të drejtave të njeriut. Në raportin e ODIHR-it thuhet për herë të parë  se qytetarët kanë votuar jo të lirë, por të frikësuar e të kërcënuar.
Arta Dade: Zotërinj të ministrisë, zoti Bumçi, ka nevojë për më shumë shpjegime për marrëveshjen, sepse duket që nuk e ka kuptuar fare...
Aldo Bumçi: S’mund të ketë qytetarë evropianë në një vend ku shkelen të drejtat themelore të njeriut. Zgjedhjet e qershorit 2015, janë një njollë e zezë. Kemi azilkërkues njësoj si Siria. Kemi një kryeministër që kërcënon Evropën.
Arta Dade: Nuk e zgjidh kjo marrëveshje këtë çështje...
Namik Dokle: Lerë se ka shtypur kasetën ai dhe vazhdon magnetofoni. Lërë të mbarojë kasetën ai.
Aldo Bumçi: Ti lëmë filozofimet, se kemi një kryeministër që i bën filozofime Evropës, ndryshe nga çdo kryeministër i majtë dhe i djathtë i këtij vendi, e kërcënon  Evropën.

Namik Dokle: Z. Bumçi, a jeni dakord me marrëveshjen?
Aldo Bumçi: Jam dakord me marrëveshjen, por s’mund të ketë qytetarë evropianë me këto kushte. Kryeministri të ndërtojë një shtet serioz dhe të pjekur.
Namik Dokle: Kolegë, kërkoj ndjesë se i shtypa butonin e gabuar të magnetofonit dhe ktheva shiritin nga e para.

Kastriot Islami: Po pse nuk flet o Blush, a nuk ke ndonjë mendim ti për marrëveshjen?
Ben Blushi: Unë jam me pushime, nuk i kam përfunduar ende pushimet, ndaj nuk kam çfarë të flas. 
Kastriot Islami: Se kështu the ti në shtator, do flas. Të tradhtuan të gjithë shokët o burr.
Ben Blushi: Presim ne.
Kastriot Islami: Ke thënë në shtator. Unë thashë në shtator Blushi do bëjë ndonjë gjë. Nuk shkove as në mbledhje në Elbasan…
Ben Blushi: Lëri ato, pse ça jam unë…

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema