Një fotograf i quajtur Ari Seth Cohen ka ndërmarrë një projekt të quajtur “Advanced Style”.

Ai ka ndjekur për një kohë prej 6 vitesh, që nga viti 2008 shtatë zonja mbi 80 vjeç duke krijuar një dokumentar fashion.

Ilona është 94 vjeçe, Joyce 80 e Lynn Dell 81, të cilat dinë gjithçka mbi modën.

advanced style

Kur grupi në fokus ka postuar foton e parë nw twitter kanë mrrë 50 mijë klikime në një kohë të shkurtër.

Ndërsa çdo muaj ato marrin 1 milion klikime. Mimi Weddell, 94 vjeçe i jep një rëndësi të veçantë kapelës si aksesori romantik që ka mbetur në ditët e sotme.

Një nga zonjat e dokumentarit shprehet se vitet nuk të bëjnë që të humbasësh sensin e stilit.

Në stilin e ikonave të zonjave  mbi moshën 80 vjeç vemë re se ato pëlqejnë shumë ngjyra të kombinuara me kontraste, aksesorë të mëdhenj dhe me ngjyra pikante, ngjyrën e buzëve të ndezur, look karakteristik me flokë të prerë ose të kapura sipas viteve 60’.

Kapela, syzet e diellit, unazat dhe rruazat e mëdha përgjithësisht nuk mungojnë. Një tjetër karakteristikë e look-ut të tyre është fakti që ato nuk i lyejnë flokët por i mbajnë në “grinë” origjinale dhe trupi i tyre dallohet për elegancë.

Këto fotografi me zonjat elegante po çmendin rrjetet sociale me klikimet e tyre. 
(g.m/shqiptarja.com)