Dokumenti/ U bllokua nga PD-LSI, mazhoranca nuk heq dorë nga votimi i emigrantëve, urdhëron KQZ-të vijojë procedurat për zgjedhjet e ardhshme

Dokumenti/ U bllokua nga PD-LSI, mazhoranca nuk heq dorë nga votimi i emigrantëve, urdhëron KQZ-të vijojë procedurat për zgjedhjet e ardhshme

Mazhoranca qeverisëse nuk heq dorë nga angazhimi për t’u mundësuar emigrantëve shqiptarë të drejtën votimit nga jashtë vendit. Ky proces, i cili u përfshi për herë të parë në Kodin e ri Zgjedhor, nuk u realizuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për shkak të mungesës së besimit nga PD-LSI, mungesës së bashkëpunimit, afatit të pamjaftueshëm kohor për KQZ, kompleksitetit të procesit etj. Megjithatë, shumica parlamentare, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin zgjedhor, për t’u mundësuar emigrantëve të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin. Vijimi i procedurave nga KQZ për votën e emigrantëve kërkohet përmes një rezolute të Kuvendit, e cila pritet të miratohet në Parlament.

“Të vijojë procedurat mbi udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e procesit për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin në zbatim të nenit 24 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, si dhe nenit 20 pika “ç” të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, “Zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, mbështetur në raportimin e Komisionerit për plotësimin e masave tekniko-organizative që mundësojnë votimin”, thuhet në dokument. Gjithashtu, Kuvendi i kërkon KQZ-së një raport të detajuar mbi efektshmërinë e përdorimit të teknologjisë në KZAZ nr. 40 në Tiranë, për votimit dhe numërimit elektronik. Në bazë të këtij raporti, do të vendoset që teknologjia të zgjerohet në zgjedhjet e ardhshme.

Kodi i ri zgjedhor parashikoi për herë të parë teknologjinë në zgjedhje dhe të drejtën e votimit nga jashtë vendit të shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri. Sa i përket teknologjisë, votimin dhe numërimin elektronik u vlerësuar si i sigurt. Rezultati doli në kohë rekord dhe nuk pati kontestime. Nga ana tjetër, Kodi Zgjedhor detyronte KQZ-në të përgatiste kushtet për votimin e emigrantëve. KQZ-ja përgatiti një akt për regjistrimi e shtetasve më banim jashtë, institucionin që do të bënte regjistrimin dhe mënyrën e votimit. Për këtë akt, KQZ-ja kërkoi konsensusin e opozitës dhe të mazhorancës.

Partia Demokratike kundërshtoi aktin e KQZ-së, ndërsa nuk mori pjesë në asnjë tryezë konsultimi për të shkuar drejt një zgjidhje. Si PD, ashtu edh LSI, nuk shfaqën interes për këtë proces. Tre javë para zgjedhjeve palët shpërthyen në akuza. Përmes një deklarate për shtyp, PD shprehej se “Pas 8 vjetësh premtime, ai (Rama) dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Regjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë...Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendi”.

Në 1 pill 2021, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso tha se “Ne kemi bërë vërejtjet dhe sugjerimet tona për aktin e propozuar, por duhet të kuptojmë që proçesi i votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për kompleksitetin dhe karakterin e vet kërkon një set shumë të detajuar rregullash, të cilat sigurisht nuk mund të zgjidhen me një akt të vetëm”.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se “Përgjegjësia ka një emër ajo është PD-LSI, të cilët i frikësohen votës së shqiptarëve që votojnë jashtë territorit, por unë shpresoj që ata që kanë mundësi të vijnë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko pohoi se “Nuk thuhet në asnjë rresht të Kodit zgjedhor që KQZ duhet të kërkojë mendim nga partitë politike. Për më tepër të gjithë përfaqësuesit në KQZ, janë propozuarnga partitë politike si më të besuarit.... Unë nuk besoj që edhe opozita e cila është larguar nga parlamenti prej kohësh, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të ishte e gatshme të hynte në këto zgjedhje, duke futur në sistem 100 mijë apo 200 mijë votues. Duhet patur parasysh që edhe administrata ishte e pamësuar me këtë çështje dhe në kushtet kur opozita ishte në rrugë dhe nuk merrte pjesë në asnjë lloj negociate dhe në asnjë tavolinë, të diskutoje për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë vendit në vendin ku banojnë, të shikonin si ufo”.

Në fillim të muajit prill, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se “...fakti është se rezultoi një proces më i komplikuar nga sa mendohej...Aktet nuk janë si puna e kulaçit, që ti merr miell, ujë dhe kripë dhe mbaron punë. Kërkohet angazhim subjektiv, mendor të njerëzve, sepse njerëzit kanë pikëpamje dhe mendime të ndryshme. Vërtet nga njëra anë Kodi Zgjedhor ka detyrime për KQZ për nxjerrjen e akteve, por nga ana tjetër i ka lënë kompetencën KQZ-së të vendosë se në cilat zgjedhje do të jetë i mundur aplikimi i votës së emigrantëve”.

Rezoluta e Kuvendit për votën e emigrantëve

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppp: 23/06/2021 17:01

    U bllokua nga ps..., pd e lsi ishin rrugeve kur pandi si minister i leshit bente sikur gjoja

    Përgjigju
    • Leshko: 23/06/2021 21:49

      Po or po .sa shplarje truri te ben??

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve