Doli në përgjimet e Sky ECC/ GJKKO lë në burg Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të deputetit të PS

Doli në përgjimet e Sky ECC/ GJKKO lë në burg Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të deputetit të PS

Arrestimi i Elvis Ndrecës, 12 shkurt 2025

TIRANE-Gjykata e Posacme ka lënë burg Elvis Ndrecën djalin e xhaxhait të deputetit të PS-së Eduard Ndreca.

Ai ra në prangat e policisë së Lezhës dy ditë më parë i cili akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Ndreca u kap teksa komunikonte përmes Sky ECC me Samuel Ndokën, dhe ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.

Po ashtu në dosjen e SPAK, Ndreca del duke komunikuar me kushëririn e tij Armando Ndreca për parcelat me kanabis në zonën e Kashnjetit ku po në kuadër të këtij operacioni u arrestua Armando Ndreca si dhe ish-drejtori i policisë së Lezhës Henrigert Mitri.

Më 31 Janar Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League