Dollari vijon të fitojë terren ditë pas dite. Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan po këmbehet me 93.3 lekë me rritje prej 0.85 lekë krahasuar me një ditë më parë. Brenda këtij muaji dollari është rritur përballë lekut me më shumë se 3%, ndërsa hovin më të madh të rritjes e mori menjëherë pasi Donald Trump u shpall president i SHBA-ve.
Nga ana tjetër euro vijon tatëpjetën, duke prekur këtë të enjte një tjetër minimum historik. Një euro sot këmbehet mesatarisht me 98.1 lekë, ndërkohë ajo u blihet qytetarëve me 97 lekë dhe u shitet me 97.8 lekë.
Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë