Eurozona nuk do të zgjerohet me anëtarë të tjerë në vitet e ardhshme, ndërkohë që monedha unike ka humbur aktivitet që prej krizës, konfirmoi dje zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
“Në vitet në vijim, nuk pritet asnjë zgjerim i zonës euro, ndonëse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë angazhuar të vendosin monedhën unike”, deklaroi Dombrovskis, gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Die Welt.
“Bullgaria dhe Rumania kanë shprehur interes për të hyrë në sallën e pritjes së euros”, njofton përgjegjësi evropian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com