Donacionet zvicerane, Dekani:
"Nuk i pranoj", akuza profesorit

Donacionet zvicerane, Dekani:<br />
Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i drejtuar deri pak kohë më parë nga dekan Mynyr Koni sot Rektor, rezulton të jetë përfshirë në një skandal me pajisje universitare të dhuruara nga Universiteti i Zyrihut në vitin 2014.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një vendim të gjykatës së Tiranës ku për këtë rast Universiteti i Tiranës bën përgjegjës profesorin Sokol Abazi duke e kallëzuar penalisht për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Për këtë rast janë kryer hetime dhe sipas prokurorisë nuk mund të provohet akuza e vjedhjes pasi profesori zvicerian që ka dërguar pajisjet ka deklaruar se ai ka qenë dakord që Sokol Abazi ti marrë në dorëzim pasi është refuzuar nga drejtuesit e fakultetit.

Këto pajisje duhet të pranoheshin si dhuratë nga Universiteti i Zyrihut ka qenë Mynyr Koni që si ka marrë përsipër me argumentin se do të ikte me pushime dëshmon para hetuesve me letër porosinë e dt.4/10/2016 profesori zvicerian Reinhard Bachofen.

Por ky pretendim është kundërshtuar nga Universiteti i cili kërkon që prokuroria të vazhdoj më tej hetimin e këtij skandali pasi nuk ka pyetur as Konin dhe as profesor Abazin ndaj të cilit është bërë kallëzimi.

Një tjetër fakt i rëndë i zbuluar në këtë vendim gjyqësor është ai zhdoganimit të këtyre pajisjeve të dhuruara nga një subjekt privat përkatësisht "Ivoclar Vivadent & Partners" dhe jo nga fakulteti i shkencave të natyrës nipti i të cilit ishte vendosur në fletën shoqëruese pretendon universiteti i Tiranës.

Skandali thellohet edhe më tej ku sipas Universitetit “nuk ka patur asnjë marrëveshje me Universitetin e Zyrihut Zvicër dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë autorizim për z. Sokol Abazi që të kryejë zhdoganime mallrash dhe të kryejë veprime financiare në emër të institucionit tonë, mbyllet kallëzimi i Universitetit.

Universiteti i Tiranës sot i drejtuar nga vetë Mynyr Koni ka apeluar më 14 prill vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve dhe kërkon nga gjykata që ky rast të hetohet i plotë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës