Pas kronikës së Report Tv se Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ishin përfshirë në një skandal me pajisje dhe materiale universitare të dhuruara nga Universiteti i Zyrihut në vitin 2014, duket se situata ka marrë zgjidhje.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas 2 vjetësh hetim, ka vendosur ta pushojë çështjen për mungesë të veprës penale dhe që pajisjet t’i kalojnë në pronësi Sokol Abazit, ish-profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore.
Në një intervistë për Report Tv, Abazi tregon se ka paguar detyrimet doganore për mallin në vlerën e 300 eurove, pasi ato u refuzuan nga ish Dekani i Fakultetit ‘’
Mynyr Koni’’, sot rektor i Universitetit të Tiranës, gjë që është pohuar edhe nga profesori zviceran Reinhard Bachofen.
“Në vitin 2012 kur Mynyr Koni u bë dekan i këtij universiteti në mënyrë kategorike refuzoi që t’i pranonte, i jemi lutur disa herë dhe më së fundmi e realizuam transportin që të bëhej nga Universiteti i Zyrihut duke m’i dhënë mua personalisht dhe kam paguar me shpenzimet e mia të gjitha detyrimet doganore pasi Universiteti refuzoi t’i pranonte”, u shpeh Abazi.
Abazi shprehet se pushimi i tij nga puna si profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe kallëzimi ‘’vjedhje duke shpërdoruar detyrën’’ ka ardhur për motive personale nga rektori Koni.
Altin Mele, profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore tha për Report Tv se pajisjet i shërbenin kërkimit shkencor dhe punës me studentët, por prej 2 vitesh qëndronin të papërdorura në 2 dhoma të fakultetit.
“
Janë gjëra të cilat nuk i përdorim dot me buxhetet modeste që ka në dispozicion Fakulteti i Shkencave”, u shpreh Mele.
Po ku do të dërgohen këto pajisje pas tërheqjes së tyre nga ambientet e Shkencave Natyrore?“Për momentin ato pajisje do të depozitohen diku, por një pjesë do t'ia ofroj Institutit kandez që t’i përdorë pasi gjithmonë e kamë bërë këtë”, tha Abazi ndër të tjera.
Pavarësisht vendimit të pushimit të çështjes nga Prokuroria dhe të lënë në fuqi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës, Rektorati ka bërë sërish ankim, duke kërkuar nga gjykata që ky rast të hetohet i plotë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26