Donald Lu: Shqiptarët, populli më pro amerikan në botë, vullnet absolut për të mbijetuar

Donald Lu: Shqiptarët, populli më pro amerikan në botë, vullnet absolut për të mbijetuar

Ambasadori Donald Lu

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu është shprehur gjatë ceremonisë së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes se Shqipëria është populli më miqësor dhe pro amerikan në botë. Lu tha gjithashtu se bukuritë natyrore të Shqipërisë i kujtojnë shtëpinë në Kaliforninë Jugore. Ambasadori u tha Vullnetarëve se shqiptarët kanë plagë të thella nga komunizmi.

Po jetoni në një vend me disa nga ushqimet më të mirë se kudo jashtë Amerikës ku kam jetuar thuajse në 30 vite. Bukuria natyrore më kujton shtëpinë time në Kaliforninë Jugore. Dhe populli më miqësor dhe më pro amerikan në botë. Për të kuptuar heroizmin dhe sakrificën e popullit shqiptar është thelbësore të njihini historinë e tij. Shqiptarët e brezit tim, njerëz që kanë jetuar nën komunizëm, kanë plagë të thella dhe të vërteta të fshehura. Mendoja se kisha kuptuar tragjedinë e komunizmit shqiptar. Më pas lexova librin ‘Ridënimi’ të Fatos Lubonjës dhe u bë e qartë që as nuk kisha filluar ta kuptoja betejën, tragjedinë dhe guximin e njerëzve, që jetuan gjatë asaj periudhe. Njerëzit e moshës suaj kanë gjithashtu histori të mrekullueshme rreth vullnetit absolut për të mbijetuar gjatë pasigurisë pas rënies së komunizmit dhe kaosit të trazirave, dhe pragun e luftës civile të të viteve 1990, ky është një vend ku historia ka rëndësi.

 

Ambasadori i SHBA, Donald Lu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sqipetar: 14/04/2018 09:42

    Zoti Ambasador faleminderit qe na kujton bukurite e te mirat qe i ka vendi jone, por fatkeqesia me e madhe dhe krimi qe po i behet ketij populli eshte se nuk ka mundesi te shfytezoje asgje nga te mirat e vendit te vete. shum thell e kan lenduar kete popull kjo bote e kjo qeveri, por shum shpejt do plasi BOMBAAA.

    Përgjigju
  • Ballkanas: 14/04/2018 01:45

    Zoti LU KONTACTO ME MUA DHE TE TREGOJ OSE TE BIND QE JE I GABUAR PER ju eshte e lehte te kontaktoni me mua dhe te ndihmoni ne sigurimin e Amerikes dhe drejtesise boterore

    Përgjigju
  • Faik: 13/04/2018 20:51

    I nderuar Zoti Ambassador DONALD LU mos ju ndaj HAJDUTËVE të Politikês Shkërllatokrate 28 Vjeçare , sepse këta janë Pêrbindësha dhe GjakPirêsa dhe nuk krahasohen fare me Komunizmin! KOMUNIZMI Zoti Ambassador LU ishte Parajsë , po ta krahasosh me Katrahurën e neveritshme 28 Vjeçare!?! Prandaj të lutem shumë Zoti LU shkoi deri në fund asaj Reformës në Drejtësi që e fillove , sepse Shqiptarët i kanë Pritshmëritë maksimale dhe të vermin njeri që besojnë , ai është Donald LU , dhe i vetmi vend nê Botë që shpresojnë Shqiptarët , janë USA Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti LU Komunizmi ishte Super Shtet dhe Udhëhiqej nga njerëz të mëdhenjë dhe me dy tre Shkolla , kurse këta HALABAKËT HAJDUTË të Pluralizmit të Degjeneruar nuk kishin as Shkollë 8 Vjeçare ,por ishin VRASËSA , HAJDUTË , TRADHTARË të KOMBIT , HORRA , Tufê Maskarenjësh dhe Batakçinjësh që meritojnë vetëm PLUMBIN , sepse BURGU është shumë pak për këta FUNDËRRINA të pariciklueshme ! RESPECT for Ambassador DONALD LU

    Përgjigju
  • Gringo: 13/04/2018 20:01

    Z. Lu shqiptaret kane marre me shume plage gjate viteve te demokratures 1990-2018 se sa gjate periudhes se komunizmit(1945-1989). Kjo kohe e ndyre qe jetojme na zhveshi si shqiptare nga cdo princip, virtyt e moral. Njeriu per njeriun u be si ujk. Vellai vret vellane per nje rrip toke, babai dergon vajzen te prostituoje ne kembim te ndonje lemoshe, kriminelet blene politiken dhe drejtesine. Kjo eshte drama e vertete e gjithe shqiptareve Z. Lu. Fati i Lubonjes e ca te tjereve nuk perben plagen e gjithe shoqerise shqiptareve ne komunizem. Aq me teper qe personi qe i referoheni ka qene pjese e nomenklatures bashke me te jatin. Flm per mirekuptimin.

    Përgjigju
  • agim: 13/04/2018 19:50

    Zoti lu 70%e shqiptarve ju kuptoijn qe rruga e jetes esht kjo 30% esht ne te kundren si ulkonjat qe tats shqyein pjesen tjeter fakti me i fresket dje ne kuvend kta per mua jan marcian e lunar por ne tok njirzit duhen te jen te ndergjeshm per ate qe bejn dhe ne mbremje kur kfhehen ne familje duhe te jen te kernaqur per ate qe beijm kjo eshte per njerzit e ndershem rrooft ndergjegjia amerkane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri