Donald Tusk, kryeministër i Polonisë, ka paraqitur kërkesën e tij për dorëheqje në Presidencën e vendit, për shkak se po përgatitet për të marrë postin e Presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian.
Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, pritet që të pranojë formalisht dorëheqjen e Tusku’t me 11 shtator dhe të ftojë kryetaren e kuvendit Ewa Kopacz, njëherësh kandidate e koalicionit për kryeministre, që të formojë qeverinë e re.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian zgjodhën Federica Mogherini si pasuese të Catherine Ashton dhe Donald Tusk si pasues të Herman Van Rompuy.
Dy postet konsiderohen mjaft të rëndësishëm për BE-në, pavarësisht se kompetencat e tyre janë ende të reduktuara dhe kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com