Juventus nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo u pa edhe në Europa League. ‘Zonja e vjetër’ barazoi 2-2 në ndeshjen e tretë të Europa League ku arriti të gjente avantazhin që në minutën e 5 me Zelih Celik. Megjithatë ‘zonja e vjetër’ pjesën e parë do ta mbyllte në disavantazh, pasi Renne-s përmbysi rezultatin duke barazuar fillimisht me Tamari-n dhe më pas me Dia-n.

Në pjesën e dytë nderin e Juventusit do ta shpëtonte sulmuesi Woltemade, i cili njëkohësisht vulosi edhe rezultatin përfundimtar të sfidës. Edhe pse kjo ishte një ndalesë e papritur për ‘zonjën’ kjo nuk ndikon shumë në raportin e pikëve, pasi Juventus vinte pas dy fitoreve në Europa League.

Pas ndeshjes, i shumë kritikuari Luciano Spalletti, e quajti pozitiv rezultatin edhe pse ‘zonja e vjetër’ iu afrua shumë pranë fitores. Kjo sepse Lucumi shënoi golin e tretë, por u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Trajneri tha se arbitri nuk veproi mirë në këtë rast, ndërsa shtoi se ‘Juventusi bëri më mirë se në ndeshjet e fundit’.