Donaldi në dush, Monika dhe Beniada i hedhin miell! Modelja: Gjithë ky çun, dy lekë s*më (VIDEO)

Beniada dhe Monika ‘hakmerren’ ndaj Donaldit i cili shpeshherë frikëson banorët. Teksa aktori po lahej në dush në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, Beniada dhe Monika u bënë bashkë duke i hedhur miell.

“Ça bëni o”- ka reaguar Donaldi.

Teksa aktorja Monika Lubonja u largua, Beniada Nishani, e entuziasmuar për hakmarrjen ndaj Donaldit i hap derën e dushit duke i thënë: Ja ta ktheva mbrapsht. Gjithë ai çun, dy lekë s*më.

Dyshja kanë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore brenda shtëpisë më të famshme të momentit, ku së fundmi vetë Beniada ka hapur zemrën ndaj tij, duke e vlerësuar si të fortë.

“Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua. Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik por është pjesa jote e bukur. Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet.” - i tha ajo.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja