Vlore- Zbulohet plani që ka një studio arkitekture dhe dizajni me seli në kryeqytetin shqiptar Tiranë. “UDVarchitects” pritet të ndërtojë një kompleks me shtëpi pushimi në Zvërnec, në pjesën e lagunës, mes tokës e ujit. “UDVarchitects” ka zgjedhur një terren të përshtatshëm, me një peizazh mahnitës, në një nga vendet më të qeta që ofron natyra shqiptare.
Shtëpitë mbi ujë në Zvërnes, projekti i UDVarchitects
Të gjithë ata që do kenë fatin të akomodohen në këto shtëpi, do kenë mundësinë unike të shijojnë edhe produktet e një rezervati peshku të ndërtuar afër tyre.

Por ky nuk është projekti i vetëm. “UDVarchitects” ka në plan të ndërtojë edhe një fshat turistik në brendësi të pyllit në Llogara. Shtëpitë do të ndërtohen në harmoni me natyrën, pa beton, me dru e xham, siç mund të shihni edhe në foto.
Vila në pyllin e Llogarasë, projekt i UDVarchitects
Këto vila ju japin mundësinë të flini duke parë yjet, e të zgjoheni nga rrezet e para të diellit. Projekti duket mjaft ambicioz. Shihni fotot për të kuptuar të ardhmen e ndërtimit dhe ndjehuni me fat që janë në Shqipëri, e mund t'i shijoni!
Komente


Edhe Hamiltoni do pataksej nga keto pista dredharake
PërgjigjuSa para do fitoj populli i thjeshte nga qiraja qe do u merret ketyre shtepizave te ndertuara ne token e te gjitheve. Nuk lat me toke bosh a pyll pa ndertuar ndonje gje per te fituar vetem nje pakice e degjeneruar.
Përgjigju