Donika Shahini: Ju tregoj Bllokun, huqet dhe ushqimet që gatuaja për bllokmenët

Donika Shahini sot e vazhdon ende profesionin e saj, madje rrënjët e ushqimit i ka nga ajo kohë. Këtë profesion e ka kthyer tashmë edhe në pasion. Nisi punë në Ish Bllok pa u bërë ende 22 vjeçe, në një kohë kur treçereku i Shqipërisë nuk kishte të hante, e ku nga ana tjetër bllokmenët jetonin edhe më mirë se pjesa e lirë jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Evropës.

E ftuar në Emisionin Esencë që shfaqet çdo të martë e të premte, ora 23:00 në ekranin e Report Tv, Zonja Shahini pohoi këto kujtime:

‘Gatuaja ushqime të ziera, jo të skuqura. Kam pasur shumë emocione kur punoja te Vito Kapo. Loni Brari ishte mjeshtër i madh i krijimit të ëmbëlsirave, ndërsa Qemal Gjeli babai i kuzhinës shqiptare. Ata kishin edhe ëmbëlsirat e tyre tipike që i donin. Enver Hoxhën vetëm e prisnin, kishte raste që nuk vinte, dhe prapë e prisnin! Kam shpëtuar edhe njerëz nga hallet e tyre të mëdha jashtë bllokut, duke folur me njerëz të rëndësishëm. Kishte nga ata që dilnin shumë edhe për gjueti, pas saj gjahun e ndahin. Kam shkuar 2 herë jashtë shtetit me ministrat përkatës për një kohë të gjatë për arsyet e tyre të ndryshme.’- tha Shahini.

Por për kë gatuante Donika Shahini ushqime vetëm ziera dhe aspak të skuqura, për cilat familje të njohura? Pse kishte frikë dhe shumë emocione, çfarë i tha Vito Kapo për këtë gjë? Si ndahej dhe kush e ndante mishin e kapur në gjueti? Cilët ishin bllokmenët që hanin ushqime të “çuditshme” për kohën? Cili është vendi ku Donika vajti jashtë shtetit për një kohë të gjatë, për cilën arsye dhe me cilin ministër? Cilat ishin recetat e tyre? Cfarë i thanë asaj për të shërbyer në bllok, si priti bashkëshorti i saj disa muaj që martesa e tyre të miratohej nga ata sipër.

Për këto dhe shumë fakte të tjera, ju ftojmë të ndiqni në youtube Emisionin Esencë nga Eljan Tanini.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 27/10/2023 08:04

    Mirë moj redaksi,që ata hanin por ishin 30 apo 40 se nuk më intereson hesapi ityre.Poooo soooot moj redaksi sa hanë e sa VDESIN????.PËR KËTË NA SHKRRUAJ MOJ E MJERA REDAKSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion